Ne jemi muslimanё
dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!

Ne jemi muslimanё dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!

Sot, nё kёtё ditё tё parё tё Muajit tё begatё Rexheb tё vitit 1437, me rastin e hyrjes nё atmosferёn e Tre Muajve tё Mirё; Rexheb, Shaban dhe Ramazan, dua t’ju uroj me zemёr dhe t’ju pёrgёzoj, ju dhe veten time, qё Zoti i gjithёsisё na e dha edhe njё herё mundёsinё e pёrjetimit tё kёsaj mirёsie tё madhe, nё tё cilёn pёrfshihemi tё gjithё ne dhe bota mbarё, nё kёtё periudhё tё shtrenjtё tё vitit. Sot, tё gjithё ne kemi nevojё pёr tё rishikuar marrёdhёnien tonё me Zotin e gjithёsisё, me Krijuesin e vetёm tё galaktikave, tё tanёsisё, All-llahun e Madhёruar. Ditёt dhe netёt e kёsaj ...

Lexo më shumë »


“Kjo të ka bërë të mbërrish në atë gradë!”…

“Kjo të ka bërë të mbërrish në atë gradë!”…

Në hytben e kësaj jave, dua të ndalem tek një ngjarje e vetme e ndodhur në të gjallë të Resulull-llahut (a.s). Dua, që kjo ndodhi të jetë mesazhi i kësaj jave, besa e kësaj xhumaje, amaneti i saj! Ngjarjen në fjalë e transmeton sahabiu i nderuar, Enes ibni Malik (r.a), që tregon sa vijon: “Po rrinim me të dërguarin e All-llahut (a.s), kur tha: “Tani do të shfaqet para jush një burrë prej banorëve të xhennetit!” Kur, u shfaq një burrë prej ensarëve (medineli), mjekra e të cilit pikonte nga abdesti, me të majtën mbante shapkat e tij. Ditën e nesërme, Resulull-llahu (a.s) tha të njëjtat fjalë, pra: “Tani do të shfaqet ..

Lexo më shumë »

“Ja Resulall-llah,
e kam gjuhën e mprehtë me familjen time…”

“Ja Resulall-llah, e kam gjuhën e mprehtë me familjen time…”

Javën që shkoi folëm mbi kuptimet e namazit dhe rëndësinë që ka thellimi në kuptimin e udhëzimeve të fesë islame, në mënyrë që të mos keqpërdorim argumentet e saj dhe mos ta jetojmë mrekullinë e besimit vetëm si shfaqje e jashtme dhe lëvizje mekanike pa shpirt, pa arsyetim, pa largpamësi e butësi, për të cilën jemi urdhëruar ta përdorim në çdo gjë. Sot, dua të ndalem në një tjetër argument, në rrugën e lartësimit të njeriut në gradën e kërkimit falje nga Zoti i gjithësisë, për gabimet dhe gjynahet e ndryshme, që bën në jetën e përditshme. Po, të dashurit e mi, sepse të kërkosh ...

Lexo më shumë »

“Nëntë gjëra
që të ndihmojnë në jetën tënde të përditshme”

“Nëntë gjëra që të ndihmojnë në jetën tënde të përditshme”

Po lexoja para pak ditësh në shënimet e njërit prej thirrësve të shquar islamë të kohës tonë, ku gjeta edhe këtë këshillë interesante, që dëshiroj të jetë mesazhi i kësaj jave. Shkruan: “Nëntë gjëra të ndihmojnë në jetën tënde të përditshme: 1. Dëshiron lumturinë? Fale namazin në kohën e vet. 2. Dëshiron dritën e fytyrës? Fal namaz nate. 3. Dëshiron rehatinë? Lexo Kur’an. 4. Dëshiron shëndetin? Agjëro. 5. Dëshiron rrugëzgjidhje? Shtoje istigfarin. (Estagfirull-llah) 6. Dëshiron largimin e brengës? Lutu. 7. Dëshiron sosjen e vështirësisë? Thuaj: La haule ve la kuvvete il-la bil-lah. ...

Lexo më shumë »


“A thua vallë, u zhduk halifati nga gjithësia?!”

“A thua vallë, u zhduk halifati nga gjithësia?!”

Sa bukur tingëllon kjo shprehje: “vëllezër muslimanë”! Dashje pa dashje, të dhuron ngrohtësi dhe ndjenjën e familjes së madhe të besimit, ku të gjithë janë pjestarë të barabartë, që e duan dhe e përkrahin njëri-tjetrin, nuk i bëjnë padrejtësi e shkelje njëri-tjetrit, nuk e lënë në baltë e nuk e presin në besë njëri-tjetrin! Mendojnë për tjetrin njësoj si për veten e tyre, duan për tjetrin atë që duan edhe për veten e tyre! A ka mirësi më të madhe sesa të të dhurojë All-llahu ndjesinë e konsiderimit të tjetrit, njësoj si veten tënde, a edhe më shumë, pa paragjykime, pa hile, ...

Lexo më shumë »


 

Hytbe:

 




Hytbe të mëparshme...