Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Nga minberi i xhamisë së madhe të Shkodrës, të xhumanë, më 11 tetor 2013, Myftiu i Shkodrës ka dhënë sihariqin e përfundimit të procesit të kthimit në identitet të pesë pronave vakëf dhe pajisjes së Myftinisë Shkodër me çertifikatën e pronësisë së tyre.
 
“Dua t’ju jap sot sihariqin e kthimit në identitet dhe pajisjes sonë me çertifikatën e pronësisë së pesë pronave të rëndësishme për ne në Shirokë dhe Zogaj. Kjo do të thotë se mundi dhe këmbëngulja e Myftinisë Shkodër nuk shkoi dëm, lutjet tuaja u pranuan dhe më në fund e drejta shkoi në vendin e vet, ndonëse me shumë vonesë!”
 
Gjatë hytbes së dytë, Myftiu ka vënë në dijeni opinionin musliman të Shkodrës se ditën e xhuma, më 18 tetor 2013, do të inaugurohet xhamia e re e lagjes Dërgut, bashkëpunim i Myftinisë Shkodër me Shoqatën “Burimi”.
 
Njëkohësisht ka vënë në dijeni besimtarët për përpjekjet që Myftinia Shkodër po bën për lirimin e truallit te xhamia aktuale e Rusit, me qëllim realizimin e projektit në pritje për ndërtimin e xhamisë së re të munguar për besimtarët e shumtë muslimanë të kësaj lagjeje.
 
Myftiu ka folur edhe për përfundimin e procesit për nisjen e xhamisë së re në lagjen Dudas, për të cilën ka thënë se është marrë leja e ndërtimit dhe është rënë dakord me njërin prej partnerëve për fillimin sa më parë të ndërtimit të xhamisë së re.
 
Në hytben e tij, Myftiu i Shkodrës ka kërkuar nga besimtarët që të bashkëpunojnë në mes vete, të ruajnë dhe të forcojnë harmoninë dhe të dëshmohen si shembull i besimit dhe moralit islam në Shkodër dhe përtej saj.

          

Myftiu lajmëron çertifikimin e pesë pronave të Myftinisë Shkodër - 11 tetor 2013

Myftiu lajmëron çertifikimin e pesë pronave të Myftinisë Shkodër - 11 tetor 2013

Myftiu lajmëron çertifikimin e pesë pronave të Myftinisë Shkodër - 11 tetor 2013

Myftiu lajmëron çertifikimin e pesë pronave të Myftinisë Shkodër - 11 tetor 2013