U
lind në qytetin e Shkodrës më
21.05.1978.
Është diplomuar në Damask të Sirisë nga
Fakulteti i Thirrjes Islame
për gjuhë arabe dhe studimet islame.
Nga viti 2001 dhe në vazhdim punon si
mësues i besimit në Medresenë "Haxhi
Sheh Shamia", Shkodër.
Ka shërbyer si vaiz dhe hatib në xhaminë
e Tophanës, Shkodër, nga viti 1998 deri
në prill 2010.
Në prill të vitit 2010
zgjidhet Myfti i Zonës së Shkodrës.
Veprimtaria
fetare:
Është veshur me petkun fetar, xhybe dhe
çallmë, nga hoxha i tij Shejkh Vehbi
Sulejman Gavoçi, në Damask me datën 04.
07. 2002.
Është
zgjedhur një ndër shtatë antarët e
Këshillit të Teologëve Islamë, pranë
Komunitetit Musliman Shqiptar. (Ky
Këshill është miratuar në Mbledhjen e
Këshillit Ekzekutiv të KMSH- së, datë
23. 10. 2001).
Ka shërbyer si vaiz dhe hatib në xhaminë e Tophanës, Shkodër, nga viti 1998 deri në prill 2010.
Më 22 prill 2010, është emëruar Myfti i Zonës Shkodër.
Më 18 shtator 2010, është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Kulturës dhe Thirrjes Islame në Këshillin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Vepra të
botuara:
-
Në vitin 1998, ka përkthyer librin e tij të parë nga arabishtja në shqip, "Besova Zotin tuaj" të autores amerikane Emili Bramlet, botuar në Damask.
-
Në fund të vitit 2002 ka botuar në Tiranë një përmbledhje ligjëratash dhe intervistash me personalitete bashkëkohore islame, të titulluar: "Opinione bashkëkohore islame".
-
Në muajin shtator të vitit 2003 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Përpjekje të dështuara".
-
Në dhjetor të vitit 2004 ka botuar në Shkodër përmbledhjen me studime e publicistikë me titull: [Hap pas hapi me "Udhën Islame"].
-
Në fillimet e vitit 2005 ka botuar në Prishtinë, monografinë: "Vehbi Sulejman Gavoçi- Dijetar nga dijetarët e ymmetit"- (Botim i Bashkësisë Islame të Kosovës).
-
Në shkurt të vitit 2006 ka botuar në Shkodër një përmbledhje vizionesh islame dhe kujtimesh të titulluar: "Përhapni për mua, qoftë dhe një fjalë…".
-
Në nëntor të vitit 2006 ka botuar në Shkodër monografinë: “Hafiz Qamil Tresi- Në gjurmët e një biblioteke, që sfidon heshtjen e kohës...”
-
Në qershor të vitit 2007 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Kujtime dhe refleksione të një Ramazani”
-
Në shtator të vitit 2007 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Bibliografi “Udha Islame” 50 numrat e parë”
-
Në maj të vitit 2008 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: “Ve alejkes-selam...”
-
Në janar të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Hafiz Musa Hoxha- Vaizi besnik i qitabeve të vjetra"
-
Në shkurt të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Rrugëtime të një hatibi"
-
Në dhjetor të vitit 2009 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Dhe kthehet kjo hëna e re e Ramazanit..."
-
Në dhjetor të vitit 2010 ka botuar në Shkodër librin e titulluar: "Madhështia e shpirtit Islam"
Punime të tjera
shkencore:
-
Lektor i librit "Horizonte Islame- Si dhe Pse", të autorit F. Shega. (Botim i Bibliotekës "Al- Islah"), botuar në Damask, 1996.
-
Në vitin 1999, ka punuar për redaktimin e librit "Njohuri rreth Kur'anit- Syneti e bidati", të dijetarit të njohur islam Vehbi Sulejman Gavoçi, botuar në Shkodër.
- Në vitin 2008, ka punuar për redaktimin e librit "Themelet e një medreseje", të autorëve Eljaz Kraja dhe Ahmet O. Osja, botuar në Shkodër.
Pjesëmarrje dhe
kumtesa në veprimtari shkencore e
teologjike:
-
Ka marrë pjesë në seminare, simpoziume, konferenca (shkencore e ndërfetare) e promovime librash, brenda vendit dhe jashtë tij, ku në shumicën e rasteve ka qenë edhe referues, si në: Shkodër, Tiranë, Durrës, Ulqin, Tuz, Prishtinë, Damask e Phoenix.
-
Që herët merret edhe me publicistikë islame, sikurse është ftuar në dhjetra emisione televizive me përmbajtje fetare, si në Shkodër, Tiranë, Prishtinë, etj.
Pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare
e rajonale:
-
Referues në “Konferencën e Parë të të Diplomuarve” nga Fondacioni "Shejkh Ahmed Keftaro"- Damask, 13. 08. 2004.
-
Referues në Konferencën "Shtypi Islami, dje, sot dhe nesër"- Prishtinë, 23-24. 05. 2003.
-
Referues në Konferencën "Kur'ani te shqiptarët"- Prishtinë, 26-27. 12. 2005.
-
Referues në “Ceremoninë e Nderimit” të brezit të parë të hoxhallarëve të Fondacionit "Shejkh Ahmed Keftaro"- Damask, 15. 09. 2006.
-
Referues në Workshopin Ndërkombëtar, të organizuar nga NATO, me temë: "Forcimi dhe nxitja e bashkëjetesës ndërfetare dhe tolerancës për një shoqëri civile më të sigurt në Ballkan dhe më gjerë"- Tiranë, 29-30. 09- 01. 10. 2006.
-
Referues në disa aktivitete të zhvilluara nga Bashkësia Islame e Malit të Zi- Ulqin, Tuz, etj.
-
Referues ne aktivitetin nderkombetar, zhvilluar në Damask, me 21. 11. 2008
-
Është ftuar nga Qendra Islame Shqiptare Amerikane e Arizonës për të mbajtur ligjërata dhe aktivitete fetare me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit 1430, gusht-shtator, 2009.
Disa nga
referatet e mbajtura në aktivitete të
ndyshme shkencore:
-
"Si e njoh unë, studenti i tij, H.Vehbi S. Gavoçin"- Aktivitet kulturor, Shkodër, 06. 10. 2001.
-
"Ramazani dhe rëndësia e tij"- Seminar, Shkodër, 10. 11. 2002
-
["Vargu i Profetërve", libër udhëzues për rininë]- Promovim libri, Shkodër, 07. 05. 2002.
-
"Në shkollën shpirtërore të Sheh Ahmed Shkodrës"- Aktivitet kulturor, Shkodër, 17. 02. 2002.
-
"Islami nevojë jetike"- Simpozium fetaro- shkencor, Shkodër, 09-10. 03. 2003.
-
"Roli i shtypit islam në tolerancën ndërfetare në mjediset shqiptare"- Konferencë, Prishtinë, 23-24. 05. 2003.
-
"Koncepti islam i tolerancës ndërfetare"- Seminar, Shkodër, 14. 12. 2003.
-
"Vendi i diturisë në Islam"- Mbrëmje fetare, Ulqin, 03. 02. 2004.
-
"Si duhet të reagojmë ndaj sfidave antiislame?"- Seminar, Shkodër, 28. 03. 2004.
-
"Për shumë vjet muajin e njeriut!"- Veprimtari fetare, Shkodër, 13. 10. 2004.
-
"Nga mesazhet e emigrimit të Profetit (a.s)"- Mbrëmje fetare, Ulqin, 09. 02. 2005.
-
["Jeta dhe veprimtaria e Sheh Ahmed Shkodrës"- Libër i ri në bibliotekën islame shqiptare-]- Promovim libri, Shkodër, 27. 02. 2005.
-
"Dy fjalë në promovimin e librit tim…"- Promovim libri, Shkodër, 02. 04. 2005.
-
["Institucionet islame dhe hoxhallarët e Shkodrës"- Një libër enciklopedik, që zbulon të panjohura dhe dëshmon realitete]- Promovim libri, Shkodër, 22. 01. 2006.
-
"Shkodra, një realitet në kufi- (Bashkëjetesa ndërfetare në peshore)"- Workshop Ndërkombëtar, Tiranë, 29-30. 09- 01. 10. 2006.
-
“Bashkëjetesa dhe toleranca ndërfetare, model i një koekzistence paqësore”- Konferencë kombëtare, Durrës, 18. 03. 2007. Etj.
Botime
në gazeta e revista:
Ka
përkthyer në gjuhën shqipe, emra të
mëdhenj të Thirrjes Islame në botë, si:
-
Shejkh Ahmed Keftaro,
-
Dr. Jusuf el-Karadavi,
-
Dr. Muhammed Said Ramadan el-Buti,
-
Shejkh Rexheb Dib, etj.
-
Bashkëpunon me revista e gazeta të ndryshme shqiptare, ku përmenden:
Revista
-
"Dituria Islame"- Prishtinë,
-
"Edukata Islame"- Prishtinë,
-
"Takvim"- Prishtinë,
-
"Argumenti"- Prishtinë,
-
"Familja"- Tiranë,
-
"Jehona"- Tiranë,
-
"Zemzem"- Shkodër,
-
"Etika"- Shkodër,
-
"Udhëzimi"- Phoenix etj.
Gazeta
-
"Drita Islame"- Tiranë,
-
"Udha Islame"- Shkodër,
-
"Drita e Dijes"- Shkodër,
-
"Elif"- Podgoricë,
-
"Shkodra"- Shkodër, etj.
Administron websitin e tij personal:
www.muhamedsytari.net
dhe (.com)