Ditën e shtunë, më 15
qershor 2013, gjatë aktivitetit
fetaro-shkencor: Hap pas hapi me “100
personalitete shqiptare të kulturës
islame”, me propozim të Myftinisë
Shkodër, Këshilli i Bashkisë Shkodër i
ka akorduar Kryetarit të Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, Hirësisë së Tij
H. Selim Muça, titullin e lartë: “Qytetar
Nderi” i Shkodrës.
Titulli i lartë “Qytetar Nderi” i
Shkodrës, Kryetarit të KMSh, H. Selim
Muça, iu akordua nga Kryetari i
Këshillit të Bashkisë Shkodër, z.
Bardhyl Lohja.
Pas marrjes së titullit, Kryetari i
KMSh, me shumë emocion ka deklaruar: “Për
mua është një nder i madh të jem Qytetar
Nderi i Shkodrës, qytetit të dijes,
kulturës dhe vlera islame. Ju falënderoj
me zemër dhe ju uroj mbarësi dhe begati
në jetë”.
Më parë, në këtë
ceremoni, u nderuan edhe hoxhallarët dhe
inteklektualët e nderuar shkodranë:
1. H. Hafiz Abaz Golemi (1870-1925),
2. Hafiz Adem Kazazi (1880-1944),
3.
Hafiz Halid Bushati (? – 1916),
4.
Haxhi Ibrahim Kaduku (1869-1949),
5.
Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943),
6. Haxhi Hafiz Jusuf Këlmendi
(1876-1943),
7. Jusuf efendi Tabaku
(1797-1904),
8. Haxhi Muhamed Shaban
Efendi Domnori (1868 -1934),
9. Hafiz
Musa Dërguti (1888-1961),
10. Hafiz
Myrteza Vuci (1891-1954),
11. Sheh
Qazim Hoxha (1893-1959),
12. Hafiz
Sabri Bushati (1889-1971),
13.
Myderriz Selim Efendi Çoba (? – 1900),
14. Haxhi Hasan Alia (Sheh Shamia) (1814
-1891),
15. Hafiz Sheuqet Boriçi
(1884-1965),
16. Imam Vehbi Ismaili
(1919-2008),
17. Xhemal Naipi
(1887-1955),
18. Hafiz Ymer Bakalli
(1880-1953),
19. Sheuqet Muka
(1887-1967).
20. Qazim Rroji.
|
|
|
|