Ne jemi muslimanё
dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!
08 prill 2016
Tё
gjitha falёnderimet e plota dhe
madhёshtia absolute i takojnё vetёm
All-llahut, Zotit tё vetёm tё botёve,
Poseduesit tё gjithçkaje, Krijuesit
Fuqiplotё, Furnizuesit, Atij qё kur
dёshiron diçka urdhёron: “Bёhu” dhe ajo
bёhet!
Salavatet dhe selamet mё tё pёrzemёrta
ia dёrgojmё sot nё kёtё ditё tё begatё
dhe nё çdo ditё tё jetёs tonё, mё tё
dashurit tonё, zotёrisё sё bijve tё
Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), atij qё do
t’i prijё njerёzimit me flamurin e
falёnderimit ndaj All-llahut, drejt
xhenneteve tё Tij, në jetën e përtejme!
Tё dashur vёllezёr, tё
nderuara motra,
Sot, nё kёtё ditё tё parё tё Muajit tё
begatё Rexheb tё vitit 1437, me rastin e
hyrjes nё atmosferёn e Tre Muajve tё
Mirё; Rexheb, Shaban dhe Ramazan, dua
t’ju uroj me zemёr dhe t’ju pёrgёzoj, ju
dhe veten time, qё Zoti i gjithёsisё na
e dha edhe njё herё mundёsinё e
pёrjetimit tё kёsaj mirёsie tё madhe, nё
tё cilёn pёrfshihemi tё gjithё ne dhe
bota mbarё, nё kёtё periudhё tё
shtrenjtё tё vitit.
Sot, tё gjithё ne kemi nevojё pёr tё
rishikuar marrёdhёnien tonё me Zotin e
gjithёsisё, me Krijuesin e vetёm tё
galaktikave, tё tanёsisё, All-llahun e
Madhёruar.
Ditёt dhe netёt e kёsaj periudhe
tremujore, janё njё mundёsi mё shumё, qё
secili prej nesh tё rishikojё nё
thellёsinё e zemrёs sё tij, pёr tё
gjetur mirёsitё e besimit, si dhe pёr tё
llogaritur gabimet e njё viti qё shkoi.
Ne si muslimanё jemi tё ftuar sot, tё
zbulojmё mё tё mirёn e udhёzimit hyjnor
nё veten tonё, ta pёrhapim me sa tё kemi
mundёsi nё realitetet e hirta tё
shoqёrisё sё sotme shqiptare, qё
pёrkthejnё qartazi mosbesim dhe devijim
nga busulla e udhёzimit hyjnor.
Sepse, Shqipёria jonё e shtrenjtё, ka mё
shumё se kurrё nevojё sot, pёr Islamin
dhe muslimanёt, pёr mёsimet e Kur’anit
dhe Traditat e Hz. Muhammedit (a.s), pёr
kontributin tuaj, pёr ndihmёn tuaj, pёr
shpirtin tuaj, pёr mirёsinё dhe dritёn
tuaj!
Shqipёria jonё e shtrenjtё lёngon sot,
nga mungesa e moralit islam nё realitet
e saj, nga pёrpjekjet pёr t’ia ndryshuar
me çdo kusht identitetin e saj tё
besimit dhe nёnshtrimit para vullnetit
dhe udhёzimit tё Zotit tё vetёm tё
gjithёsisё! Vendi ynё, qё e kemi amanet
tё shenjtё, na thёrret, o muslimanё!
Shqipёria jonё e shtrenjtё sot, lёngon
pёrhapjen e shthurjes, krimin nё
familje, drogёn dhe bimёt narkotike,
alkoolin dhe imoralitetin, pёrpjekjet
pёr ta bёrё tё bardhёn tё zezё dhe tё
zezёn tё bardhё, edhe nga foltoret e
tribunave mё tё larta tё kombit,
korrupsionin dhe padrejtёsitё, shkeljen
e pronёs legjitime dhe nёpёrkёmbjen e
pronarёve tё rregullt, pёrhapjen e
divorceve pёr shkak tё tradhёtisё
bashkёshortore, abortet pёr shkak tё
lidhjeve ilegjitime, humbjen e kohёs dhe
vrasjen e shpresёs, sidomos tek rinia
jonё, abuzimin me tekstet shkollore dhe
edukimin e mbrapshtё tё fёmijёve tanё,
laicizmin e neveritshёm selektiv dhe
nёpёrkёmbjen e tё drejtave tё
muslimanёve dhe muslimaneve praktikante,
veçmas!
Shqipёria jonё e shtrenjtё ju thёrret, o
muslimanё, o bij tё kёsaj toke tё
bekuar, o besnikё tё Fjalёs sё
All-llahut, o pasues tё bindur tё
Mёsimeve tё Hz. Muhammedit (a.s)!
Mos t’ia kthejmё shpinёn hakut tё
Shqipёrisё sonё ndaj nesh, mos t’ia
kthejmё shpinёn urdhёresave hyjnore pёr
ta ndёrtuar tokёn, pёr ta zhvilluar
jetёn, pёr tё ndёrtuar ura komunikimi tё
sinqerta me vёllezёrit tanё tё kёsaj
vendlindjeje tё pёrbashkёt, pёr tё
kontribuar pa kursim pёr zhvillimin e
Thirrjes sё Shenjtё Islame nё kёtё vend
dhe pёrtej kufijve tё tij!
Tё dashur e tё shtrenjtё
vёllezёr dhe motra besimtarё,
Sot ёshtё koha, qё secili prej nesh tё
ngrihet e tё mos bёhet palё me tё keqen,
t’ia mbyllё dyert shejtanit dhe tё mos
bёhet aleat i tij, sepse ai ёshtё armik
i hapur i racёs njerёzore; urdhёron pёr
skamje, pёr shthurje, pёr mosbesim, pёr
pabesi e dinakёri, pёr abuzim me vlerat
e tolerancёs dhe shkelje tё rregullave
tё harmonisё, pёr shirk dhe idhujtari,
pёr kopraci dhe dembelizёm, pёr abuzim
me kohёn dhe mbytjen e saj pa asnjё
dobi, pёr pёrçarjen nё mesin e antarёve
tё familjes sё madhe tё besimit, pёr
denigrimin e prijёsve tanё fetarё nё
sytё e vetё besimtarёve, qё tё mbeten si
bashkёsi pa prijёs, pёr mosbindjen ndaj
All-llahut dhe mospasimin e traditave
dhe mёsimeve tё Hz. Muhammedit (a.s) dhe
tё dёrguarve tё Zotit, pёr shumё e
shumё!
Prandaj tё pёrgatitemi me forcёn e
besimit, krenarinё e tij dhe bindjen
ndaj All-llahut tё Madhёruar, nё
pёrballjen tonё me tё keqen dhe
partizanёt e saj!
Kёsisoj, kёdo qё tё shihni se po kryhen
me besnikёri mёsimet dhe udhёzimet e
shejtanit, konsiderojeni shejtan, prej
tё cilit duhet distancuar dhe me tё
cilёt duhet t’i ndajmё rrugёt tona!
Ne jemi muslimanё, nuk jemi tё droguar!
Ne jemi muslimanё, nuk jemi tё
alkoolizuar! Ne jemi muslimanё, nuk jemi
imoralё! Ne jemi muslimanё, nuk
gёnjejmё! Ne jemi muslimanё, nuk i bёjmё
shirk All-llahut, duke iu pёrulur a
nёnshtruar dikujt tjetёr pos Tij! Ne
jemi muslimanё, mbjellim kudo paqe dhe
mёshirё! Ne jemi muslimanё, duart tona
janё tё shtrira ndaj kujtdo qё dёshiron
me sinqeritet dhe dinjitet tё ndёrtojё
vlerat e harmonisё dhe tolerancёs
ndёrfetare! Ne jemi muslimanё, e
vlerёsojmё kohёn dhe e kemi aleat tё
fuqishёm nё rrugёtimet tona drejt
shkencave dhe thellimit nё dije e
pёrparim! Ne jemi muslimanё, jemi tё
pastёr, jemi tё paqtё, jemi bujarё e
bёmirёs, jemi njё familje e madhe, ku tё
gjithё janё vёllezёr dhe, ku secili
dёshiron pёr tjetrin atё qё dёshiron pёr
veten e tij! Ne jemi muslimanё dhe jemi
krenarё qё jemi muslimanё!
Tё dashurit e mi,
Kёto ditё dhe netё janё ditёt dhe netёt
e Teuhidit, janё thirrje tё pёrbotshme,
qё njerёzimi tё zgjohet nga koma e
idhujtarisё, nga prekjet vrastare tё
shirkut, qё ёshtё pёrhapur nё masё, nga
haramet, qё kanё pёrfshirё kudo
shoqёrinё tonё, sidomos alkooli,
shthurja e grave, hutimi i rinisё,
neglizhenca ndaj adhurimeve dhe kopracia
pёr tё bёrё mirё!
Le tё pendohemi e tё kёrkojmё falje para
duarve tё Zotit tё gjithёsisё, tё na
pastrojё zemrat, tё na udhёzojё mendjen
e mendimet, tё na dritёsojё rrugёt e
jetёs, tё na dhurojё durimin dhe
ndjesinё e pёrgjegjёsisё pёr tё jetuar
me krenari si muslimanё tё pёrkushtuar,
krenarё me identitetin islam, krenarё me
çdo ajet tё Kur’anit Famёlartё, krenarё
me udhёzimet dhe mёsimet e Hz.
Muhammedit (a.s), krenarё me historinё e
lavdishme tё ymetit islam ndёr shekuj,
krenarё pёr historinё tonё tё lavdishme
si shqiptarё, kur pёr mbi pesё shekuj
drejtuam botёn dhe pёrhapëm kudo Dritёn
e besimit dhe udhёzimin e pastёr nё Njё
Zot, tolerancёn ndaj jomuslimanёve,
mёshirёn ndaj krijesave tё Zotit, nё
periudhёn e artё tё hilafetit osman, ku
ne ishim prijёs krenarё!
Le tё shfrytёzojmё ditёt dhe netёt e
kёsaj periudhe tremujore pёr t’u kthyer
te krenaria e jonё, te besimi ynё, te
Islami ynё, te Kur’ani qё na bashkon, te
thirrjet dhe lutjet e pejgamberit tonё
(a.s), qё na donte tё bashkuar, nё
unitet, nё harmoni, nё vёllazёri, dorё
pёr dore duke ndёrtuar vlera, dorё pёr
dore duke mbjellur paqe dhe siguri, dorё
pёr dore duke dhuruar mёshirё dhe
bujari, dorё pёr dore duke investuar pёr
njё tё ardhme mё tё garantuar pёr
fёmijёt tanё, Shkodrën dhe Shqipёrinё
tonё tё shtrenjtё!
Motra tё nderuara dhe ju
vёllezёr tё shtrenjtё,
Tre Muajt e Mirё, qё nisin sot, janё
mundёsi e madhe pёr tё rregulluar
ekuilibrat e identitetit dhe ndёrgjegjes
nё jetё! Janё njё mundёsi e artё, qё
muslimani tё paqtohet me vёllezёrit e
tij, tё shtojё aktivitetin bёmirёs, tё
rregullojё marrёdhёniet familjare e
farefisnore, tё kontrollojё edukimin e
fёmijёve tё tij, tё urdhёrojё kudo pёr
tё mirё dhe tё ndalojё tё keqen, me sa
tё ketё mundёsi!
Kёta Tre Muaj, janё njё mirёsi e madhe
nga Zoti i gjithёsiё, qё na fton drejt
mёshirёs dhe bujarisё sё Tij pёr tё
regulluar secili prej nesh marrёdhёnien
e tij me Krijuesin e vet, nё fshehtёsinё
e tij dhe nё marrёdhёnie me krijesat e
Zotit; prandaj mos e humbni kohёn me
debate shterpё e pёshpёrima qoshkesh,
mos e humbni kohёn, sepse çdo ditё e çdo
natё e kёsaj periudhe ёshtё Ditё e Mirё
e Natё e Mirё, ku adhurohet All-llahu i
Madhёruar dhe afrohet drejt Mёshirёs dhe
dashnisё sё Tij me vepra tё mira, me
rregullimin e nijetit, me kufizimin e
fjalёve, me mostejkalimin e caqeve tё
etikёs dhe edukatёs islame nё jetё!
Tё dashur e tё shtrenjtё
besimtarё,
Sot, teksa dilni nga xhamia, pas faljes
sё namazit tё kёsaj xhumaje tё begatё
dhe lutjeve tё kёtij tubimi, urone
njёri-tjetrin, shtrёngoni duart e
dhuroni buzёqeshje nё fytyrёn e
njёri-tjetrit, pёrhajrojeni
vёllai-vёllanё e motra-motrёn, qё
All-llahu i Madhёruar na e mundёsoi
sërish tё jemi pjesё e kёsaj mrekullie
tё pёrvitshme besimi qё quhet; Tre Muajt
e Mirё!
Ju dua pёr hir tё All-llahut dhe lutem
pёr ju, edhe ju luteni pёr mua!
Vel-hamdulil-lahi rabbil-alemin!
Imam Muhamed B. Sytari
Myfti i Zonës Shkodër
(Hytbe e mbajtur në xhaminë e Parrucës)
Shkodër, më 8 prill 2016
|