Boll, daljes kundra vullnetit të Zotit,
që njeriu të jetojë në paqe me vëllanë e tij njeri!

Boll, daljes kundra vullnetit të Zotit, që njeriu të jetojë në paqe me vëllanë e tij njeri!

Është kënaqësi dhe nder t’ju përshëndes sonte në këtë mbrëmje të shënuar për bashkësinë e muslimanëve të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë, teksa përkujtojmë sëbashku një datë të shënuar e të paharruar për historinë tonë kombëtare. Si sot 25 vite më parë, më16 nëntor 1990, bri kalasë së Shkodrës, në lagjen Tabakë, mbarë bota u bë dëshmitare e fillimit të një epoke të re, jo vetëm për Shkodrën e dijes dhe dijetarëve, por për mbarë Shqipërinë e burrit të urtë e qëndrestar, Hafiz Sabri Koçi, që lartësonte drejt qiejve dëshmitarë, thirrjet e harmonisë islame dhe ...

Lexo më shumë »

Myftinia Shkodër, "Nderi i Qarkut Shkodër"

Myftinia Shkodër, "Nderi i Qarkut Shkodër"

Mbrëmjen e së hënës, më 16 nëntor 2015, gjatë aktivitetit të shfaqjes së premierës së dokumentarit "Triumfi i zanit të minareve" dhe aktivitetit kushtuar 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër është nderuar me titullin: "Nderi i Qarkut Shkodër", nga institucioni i Këshillit të Qarkut Shkodër. Ka qenë znj. Greta Bardeli, Kryetare e K.Q. Shkodër, ajo që i ka akorduar Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, këtë çertifikatë vlerësuese të punës dhe kontributit 25 vjeçar të Myftinisë Shkodër. Në motivacionin e këtij titulli nderi, shënohet: "Për veprimtarinë...

Lexo më shumë »

Shfaqet dokumentari:
"Triumfi i zanit të minareve"

Shfaqet dokumentari: "Triumfi i zanit të minareve"

Mbrëmjen e së hënës, më 16 nëntorit 2015, Myftinia Shkodër organizoi në teatrin "Migjeni", aktivitetin përmbyllës të programit 17 ditor kushtuar përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër e Shqipëri, pas 23 vitesh persekutim e dhunë ateiste ndaj fesë. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm autoritetet më të larta fetare e civile të vendit, si: H. Skender Bruçaj, Kryetar i KMSh, z. Ilir Dizdari, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, Lutfi ef Ballek, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Shkodër-Pult, znj. Greta

Lexo më shumë »

 

Mesazhe harmonie dhe paqeje në 25 vjetorin
e rihapjes së xhamisë së Plumbit.

Mesazhe harmonie dhe paqeje në 25 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit.

Paraditën e së hënës, më 16 nëntor 2015, në ditën e 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër organizoi ceremoninë simbolike të inaugurimit të pllakatës përkujtimore pranë shtëpisë së familjes Myftija, në lagjen Tabakë. Shtëpia në fjalë, shërbeu si qendër kryesore e takimeve të para dhe mbledhjeve kryesore në ditët e rëndësishme të nëntorit 1990, ku me datën 16 të atij muaj, u organizua edhe ceremonia madhështore e fjalimit historik të H. Sabri Koçit. Në praninë e mediave, intelektualëve, besimtarëve dhe familjarëve të familjes Myftija, ...

Lexo më shumë »


Konferenca: “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”

Konferenca: “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”

Paraditën e së shtunës, më 14 nëntor 2015, Myftinia Shkodër organizoi konferencën shkencore me temë: “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”.
Fillimisht konferenca u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili vuri theksin te nevoja e leximit të duhur të përballjes së muslimanëve me realitetet në këto 25 vite, si dhe te e ardhmja e Islamit në Evropë e botë, ku ripërsëriti se ky shekull është i Islamit dhe përhapjes së vlerave të tij, sidomos në perëndim. Konferenca u përshëndet ...

Lexo më shumë »


 

Aktivitete: