U inaugurua
xhamia e re në fshatin Mes-Myselim
04 nëntor 2015
Paraditën e së
mërkurës, më 4 nëntor 2015, Myftinia
Shkodër ka organizuar ceremoninë e
inaugurimit të xhamisë së re në fshatin
Mes-Myselim, në Postribë.
Në fjalën hapëse, teologu Arben Halluni,
tha se kjo ceremoni vjen si pjesë e
larmishme e programit të 25 vjetorit të
rihapjes së xhamisë së Plumbit, si dhe
si një shenjë besimi dhe përkushtimi për
besimtarët e kësaj zone dhe të mbarë
Shkodrës.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe
Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B.
Sytari, i cili mbajti edhe fjalën e
rastit, ku shprehu emocionet dhe gëzimin
e tij për këtë vepër, që gëzon krejt
komunitetin dhe mbarë Postribën
muslimane.
Ceremonia u përshëndet edhe nga H. Edmir
Smajlaj, Myftiu i Malësisë së Madhe. Në
fjalën e tij, Myftiu Smajlaj tha se në
ditën e gjykimit, kjo tokë do të
dëshmojë për besimin deh përkushtimin e
besimtarëve të kësaj zone. Njëkohësisht,
uroi të pranishmit me rastin e kësaj
dite të begatë.
Një recitim i bukur nga medresisti Enis
Rexha, e zbukuroi edhe më shumë këtë
ceremoni, që kulmoi me prerjen e
shiritit dhe faljen e namazit të
mesditës me xhemat.
Në fund të namazit, Myftiu i Shkodrës
bëri një lutje për të gjithë
kontribuesit e kësaj xhamie, si dhe për
të gjithë ata besimtarë që janë ndarë
nga kjo jetë, para kësaj dite historike
për fshatin Mes-Myselim dhe zonën e
Postribës.