Ditën e xhuma, më 13 
										shtator 2013, Myftiu i Shkodrës Imam 
										Muhamed Sytari, i shoqëruar nga pjestarë 
										të stafit të Myftinisë Shkodër dhe imamë 
										të saj, ka falur namazin e xhumasë në 
										xhaminë e fshatit Vilëz, Komuna 
										Postribë. Me këtë rast, Myftiu ka 
										mbajtur edhe hytben e xhumasë, ku ka 
										folur për domosdoshmërinë e të menduarit 
										mirë për Zotin në jetën e përditshme.
										 
Myftiu ka përmendur se pavarësisht 
										realiteteve të jetës, pasurisë a 
										varfërisë, shëndetit a sëmundjes, 
										gjendjeve të ndryshme emocionale etj, 
										njeriu vazhdimisht duhet të mendojë mirë 
										për All-llahun, duke ia dorëzuar Atij 
										jetën; mendjen, zemrën, rizkun, punën, 
										gëzimin, hidhërimin etj.
 
Në 
										hytben e tij, Myftiu nuk ka lënë pa 
										përmendur edhe faktin se muslimanët janë 
										vëllezër dhe se ata kanë borxhe ndaj 
										njëri-tjetrit. Në këtë kontekst, ka 
										përmendur sensibilizimin e mrekullueshëm 
										të xhemateve të xhamive të qytetit 
										Shkodër, të cilët, javën që kaloi, iu 
										përgjigjën thirrjes së Myftinisë Shkodër 
										për të kontribuar për rikonstruksionet e 
										nevojshme në xhaminë e fshatit Vilëz.
										 
Myftiu ka falënderuar një e nga një, 
										krejt xhematet pjesëmarrëse në këtë 
										mbledhje të fondeve, në xhamitë: Parrucë, 
										“Ebu Bekër”, Kiras, Rus, Tophanë, 
										Medrese etj, si dhe imamët: Idmir Plaku, 
										Naim Drijaj, Lavdrim Hamja dhe Ilir 
										Dizdari, që e shoqëruan në këtë udhëtim 
										për faljen e xhumasë në Vilëz.
 
										Pas përfundimit të riteve të xhumasë, 
										Myftiu dhe të pranishmit kanë diskutuar 
										në terren për hapat që do të ndërmerren 
										në lidhje me rikonstruksionin e xhamisë.
          
										
