Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin

Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin

Ditën e parë të Fitër Bajramit, më 28 korrik 2014, pas kryerjes së ceremonive të Fitër Bajramit, Myftinia Shkodër ka organizuar pritjen tradicionale të miqve dhe vizitorëve, me rastin e kësaj dite të shënuar në kalendarin e festave islame. Myftiu dhe imamët e pranishëm, në ambientin e përgatitur enkas për vizitorët, në xhaminë e Parrucës, kanë pritur me përzemërsi vizitorët e ndryshëm, duke nisur nga drejtuesit më të lartë të institucioneve fetare të Shkodrës, drejtuesit e institucioneve vendore e lokale, deputetët, drejtuesit e shoqatave, intelektualët e besimtarët e shumtë. Gjatë kësaj pritje, ra edhe një herë në sy, ...

Lexo më shumë »


Dersi me rastin e Fitër Bajramit 1435/2014

 Dersi me rastin e Fitër Bajramit 1435/2014

Falënderimet e plota dhe madhështia absolute i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botrave, Krijuesit të universit, të Vetmit të Pashoq, i cili me mirësinë e Tij na udhëzoi në Islam, kur tha: “Ai është që ju quajti muslimanë, që para (zbritjes së Kur’anit)”.
Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë tonë, Hz, Muhammedit (a.s), më të mirit të krijesave të All-llahut, njeriut me moralin më të lartë, shembulli i të cilit na u obligua si rrugëtim drejt përsosmërisë njerëzore në këtë botë, nëpërmjet ajetit 21 të sures El-Ah’zab, ku thuhet: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e All-llahut…”. ...

Lexo më shumë »


Fitër Bajrami tejmbush xhamitë e Shkodrës

Fitër Bajrami tejmbush xhamitë e Shkodrës

Që në orët e para të ditës së hënë, më 28 korrik 2014, besimtarë të shumtë muslimanë, kanë nisur të mbushin xhamitë e Shkodrës, në përgatitje për faljen e namazit të sabahut dhe pjesëmarrjen në ceremonitë e Fitër Bajramit të këtij vit, që për shkak të paqëndrueshmërisë së motit, nuk u zhvillua në shesh. Ceremonitë kryesore u zhvilluan në dy xhamitë qendrore të Shkodrës, në xhaminë “Ebu Bekër” dhe në xhaminë e Parrucës. Pas faljes së namazit të sabahut në xhaminë e Parrucës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka marrë pjesë edhe në ceremonitë e zhvilluara në xhamitë e fshatrave Mes-Myselim dhe ...

Lexo më shumë »


Mesazhi i Myftiut
me rastin e Fitër Bajramit 1435/2014

Mesazhi i Myftiut me rastin e Fitër Bajramit 1435/2014

Në prag të Festës së shënuar të Fitër Bajramit, më lejoni t’ju drejtohem me këtë urim të përzemërt, me shpresën dhe lutjet që All-llahu (xh.sh) me mirësitë e Tij, t’ju ketë pranuar adhurimet tuaja, agjërimin e Ramazanit, veprat e mira, rrugëtimin tuaj drejt virtyteve pafund, që burojnë nga Kur’ani dhe mësimet e tij. Fitër Bajrami, është një tjetër stacion reflektimi drejt madhështisë së bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve në mesin tonë, duke u dëshmuar një bashkësi e qytetëruar, me besim dhe cilësi të larta përkushtimi, që di të mendojë e të punojë për të mirën e vet dhe për të ardhmen e brezave që vijnë. ...

Lexo më shumë »


Një iftar vëllazëror me Kryetarin e KMSh, Skënder Bruçaj

Kryetari i KMSh, Skënder Bruçaj, iftari dhe teravia e fundit në Shkodër

Me ftesë nga Këshilli i Myftinisë Shkodër, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, ka marrë pjesë sonte, më 26 korrik 2014, në iftarin vëllazëror të shtruar nga Myftinia Shkodër në nder të kësaj vizite, natën e fundit të teravisë së këtij Ramazan.
Pas përshëndetjeve të përzemërta me pjesëmarrësit në këtë sofër bujare, Kryetari i KMSh, është interesuar për mbarëvajtjen e aktivitetit të Myftinisë Shkodër gjatë këtij muaj, duke theksuar se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka vlerësuar maksimalisht këtë muaj, duke dhënë mesazhet e besimit dhe humanizmit, ...

Lexo më shumë »




Ramazan 2014/1435