Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin

Ditën e parë të Fitër Bajramit, më 28 korrik 2014, pas kryerjes së ceremonive të Fitër Bajramit, Myftinia Shkodër ka organizuar pritjen tradicionale të miqve dhe vizitorëve, me rastin e kësaj dite të shënuar në kalendarin e festave islame.
 
Myftiu dhe imamët e pranishëm, në ambientin e përgatitur enkas për vizitorët, në xhaminë e Parrucës, kanë pritur me përzemërsi vizitorët e ndryshëm, duke nisur nga drejtuesit më të lartë të institucioneve fetare të Shkodrës, drejtuesit e institucioneve vendore e lokale, deputetët, drejtuesit e shoqatave, intelektualët e besimtarët e shumtë.
 
Gjatë kësaj pritje, ra edhe një herë në sy, respektimi i festave fetare në Shkodër, si një gjurmë e traditës së respektimit të fesë dhe besimtarëve, sidomos në këto ditë, kur mbarë bota përkujton mirësitë e Fitër Bajramit.
 
Edhe në dersin e mbajtur me rastin e Fitrit, por edhe në pritjen e vizitorëve, Myftiu i Shkodrës ka theksuar se ky Fitër Bajram vjen më i gjakosur se kurrë, si pasojë e bombardimeve vrastare dhe krimeve ndaj njerëzimit, me të cilat izraelitët po sulmojnë e vrasin pa mëshirë, njerëz të pafajshëm, një popull heroik e qëndrestar si palestinezët, të cilëve pasi u kanë grabitur tokën, po u shkatërrojnë edhe pasuritë, pronat dhe mbi të gjitha po u marrin jetën!
 
Me rastin e kësaj dite, Myftinia Shkodër lutet që paqja dhe mëshira e Zotit të zbresë mbi Gaza, Siri, Irak, Egjipt, Burma, lokalitetet muslimane të Kinës, vendet islame të Afrikës dhe mbarë botën, ku muslimanët po persekutohen si asnjëherë tjetër në historinë e njerëzimit!

 

Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin
Vizitorë të shumtë urojnë Fitër Bajramin