Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Ditën e xhuma, më 15 nëntor 2013, Myftinia Shkodër ka organizuar një “Shtegtim nostalgjie…” drejt Xhamisë së Plumbit, në prag të përkujtimit të 23 vjetorit të rihapjes së saj, më 16 nëntor 2013, që shënoi edhe rilejimin e praktikës fetare në Shqipërinë e shkatërruar nga çmenduria ateiste e sistemit politik më të devijuar të historisë së 20 shekujve të fundit të njerëzimit.
 
Me këtë rast, besimtarë të shumtë kishin mbërritur në Xhaminë e Plumbit për të falur namazin e xhumasë, duke dëshmuar njëkohësisht mrekullinë e besimit dhe përkushtimin e zemrave.
 
Aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, në fjalën e të cilit janë dëshmuar emocionet dhe nostalgjia e 23 viteve të fundit, në të cilat aktiviteti islam në Shkodër e Shqipëri ka pësuar në vijimësi rritje dhe zhvillim të dukshëm. Myftiu ka kërkuar që të respektohen të gjithë ata që u angazhuan për të ardhur kjo ditë e shënuar për mbarë muslimanët e Shkodrës. Njëkohësisht ka kërkuar nga të rinjtë e shumtë të pranishëm në xhami, që të mos harrojnë asnjëherë këtë datë dhe ta mbrojnë besimin si shenjtërinë kryesore të jetës.
 
Myftiu ka lexuar për të pranishmit edhe procesverbalin e parë të themelimit të Bashkësisë Islamike Shqiptare në Shkodër, më 16 nwntor 1990, si dhe ka përmendur emrat e nderuar të gjithë firmëtarëve që shënuan emrat e tyre në historinë e ripërtëritjes së Thirrjes Islame në Shkodër e Shqipëri, pas viteve ‘90.
 
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, ka përshëndetur tubimin e kësaj xhumaje të shënuar, duke theksuar se liria e besimit është një ndër vlerat më tw spikatura të një populli. Ai ka bërë një homazh respekti për të gjithë ata nismëtarë për rihapjen e xhamisë së Plumbit, që sot nuk janë më, sikurse ka shprehur vlerësimet e tij për Myftininë Shkodër dhe aktivitetin e saj në këto 23 vjet, në rrugën e mbrojtjes dhe kultivimit të vlerave në Shqipëri.
 
Në nderim të kësaj ngjarje, i pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ka qenë edhe Nën/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu. Në hytben e xhumasë të mbajtur me këtë rast, nën/kryetari i KMSh, ka vlerësuar rolin e madh dhe kontributin e Kryetarit të parë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. H. Sabri Koçi në rimëkëmbjen islame në vitet e para të demokracisë.
 
Në hytben e tij, H. Bujar Spahiu ka vënë theksin te nevoja e madhe që ka njeriu për të ruajtur besimin e tij dhe për t’u udhëzuar në rrugën e mësimeve të fesë, të mbrojtura në Kur’an dhe të praktikuara në mënyrën më të mirë në traditën e Hz. Muhammedit (a.s).
 
Nën/Kryetari i KMSh, ka nxitur frymën e harmonisë dhe respektit që besimtarët duhet të kenë në mes vete dhe me besimtarët e feve të tjera në rrugën e forcimit të mëtejshëm të frymës së besimit dhe mësimeve të pastra me të cilat feja orienton besimtarët.
 
Në përfundim të kësaj xhumaje përkujtimore, të pranishmit kanë marrë pjesë në koktejlin e shtruar me këtë rast, si dhe kanë vizituar foto-ekspozitën e instaluar në brendësi të safallekut të xhamisë së Plumbit.
 
I pranishëm në këtë ceremoni të shënuar ka qenë edhe H.H. Musa Hoxha, i fundit prej nxënësve të përkushtuar të hoxhallarëve të vjetër të Shkodrës, bashkëmoshatar dhe shok dersi me H.H. Sabri Koçin, H. Sulejman Krajën, H. Qamil Tresin etj.

            

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013 

Shtegtim nostalgjie drejt Xhamisë së Plumbit në 23 vjetorin e rihapjes… - 15 nëntor 2013