Aktivitet me vlera
në kujtim të Hz. Muhammedit (a.s)

Aktivitet me vlera në kujtim të Hz. Muhammedit (a.s)

Pasditën e së martës, më 12 prill 2016, Myftinia Shkodër, në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve të Fesë në Ambasadën e Turqisë, Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" dhe Shoqatën "Istanbul", organizoi një konferencë fetare, në përkujtim të mesazhit hyjnor, me të cilin u dërgua Hz. Muhammedi (a.s). Aktiviteti në fjalë, kishte si temë kryesore të tij unitetin dhe vëllazërinë islame në mesazhin e Hz. Muhammedit (a.s). I ftuar special i këtij tubimi vlerash, ishte Dr. Omer Menekshe, autor i disa veprave fetare në gjuhën turke, njëkohësisht Drejtor ...

Lexo më shumë »

 

Konkursi i 6-të i kurseve të xhamive të Shkodrës

Konkursi i 6-të i kurseve të xhamive të Shkodrës

Paraditën e së shtunës, më 26 mars 2016, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, organizoi në Xhaminë e Madhe, në Fushë Çelë, konkursin e 6-të të përvitshëm me fëmijët e kurseve të xhamive të Shkodrës. Sipas të dhënave të sektorit të arsimit, në këtë konkurs morën pjesë përfaqësues të 40 xhamive, ku konkuruan dy nxënësit më të mirë të tyre, duke nxjerrë në pah përgatitjen dhe punën e mësuesve të tyre, imamëve të nderuar të xhamive tona. Aktiviteti u përshëndet nga teologu Arben Halluni, i cili theksoi se ky konkurs i përvitshëm ka një vlerë të madhe, për të nxjerr ...

Lexo më shumë »

 

Përfundoi cikli 1 i derseve me temë:
"Feja është këshillë"

Përfundoi cikli 1 i derseve me temë: "Feja është këshillë"

Mbrëmjen e së enjtes, më 10 mars 2016, në xhaminë e "Dy Vajzave", u zhvillua mbyllja e ciklit të parë të derseve me temë "Feja është këshillë", që u organizua në disa prej xhamive të Shkodrës, në datat 29.2 - 10.3. 2016, sipas një programi të lajmëruar më parë nga Myftinia Shkodër. Cikli i parë i derseve në fjalë u zhvillua në xhamitë: "Ebu Bekër", Dërgut, Rus, Kiras, Mes-Myselim, Perash, Medrese dhe në xhaminë e "Dy Vajzave", ku ligjëruan imamët e nderuar: Idmir Plaku, Lavdrim Hamja, Naim Drijaj, Durim Kasemi, Adil Cukali, Ervil Kuçi dhe Ruzhdi Plangaj. ...

Lexo më shumë »

 

Myftiu:
"Mos ngurroni të kërkoni nga i Plotfuqishmi!"

Myftiu: "Mos ngurroni të kërkoni nga i Plotfuqishmi!"

Ditën e enjte, më 18 shkurt 2016, në kuadër të "Dersit të natës së enjte", Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ligjëroi në xhaminë e fshatit Muriqan. Pas faljes së namazit të akshamit nën drejtimin e imamit të xhamisë, Ajet Suka, Myftiu mbajti një ligjëratë, në thelbin e së cilës ishte domosdoshmëria e qëndrueshmërisë në besim dhe moslëkundja në marrëdhënie me Zotin e gjithësisë. Myftiu tha se sprovat e përditshme me të cilat përballet i riu musliman shqiptar, ngjajnë me flakët e xhehnemit, që duan ta përpijnë njeriun, teksa ai largohet prej tyre drejt mëshirës ...

Lexo më shumë »

Aktivitet përkujtimor
për imamin Hafiz Halim Hajdari

Aktivitet përkujtimor për imamin Hafiz Halim Hajdari

Paraditën e së shtunës, më 13 shkurt 2016, Myftinia Shkodër organizoi një aktivitet përkujtimor në nder të imamit Hafiz Halim Hajdari (1891-1965). Aktiviteti, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit, nisi me fjalën e hapjes, në të cilën thirrësi islam Lavdrim Hamja, bëri një vlerësim të imamëve dhe hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës, të cilët punuan me shumë përkushtim në rrugën e mësimit të popullit dhe edukimin e tij me vlerat islame dhe ato kombëtare. Imami i nderuar theksoi se hafizët e Kur'anit janë njerëz të përzgjedhur nga All-llahu dhe të dashuriut e tij. ...

Lexo më shumë »


 

Aktivitete:





Aktivitete të mëparshme...