"Hz. Muhammedi (a.s), mëshira e dhuruar",
në xhaminë e "Dy Vajzave"

Të enjten, më 7 janar 2016, në kuadër të projektit: "Dersi i natës së enjte", Myftinia Shkodër ka organizuar një bashkëbisedim me besimtarët e xhamisë së "Dy Vajzave" me temë: "Hz. Muhammedi (a.s), mëshira e dhuruar".

Pas faljes së namazit të akshamit me xhemat, nën drejtimin e imamit të kësaj xhamie, teologut Lavdrim Hamja, bashkëbisedimi në fjalë u përqendrua në disa pika referimi, si:

- Resulull-llahu (a.s), shembull në udhëzimin e muslimanëve drejt harmonisë komunitare.
- Resulull-llahu dhe Kur'ani, si udhërrëfyes drejt paqes sociale.
- Modeli i muslimanit në marrëdhënie me vëllanë e tij musliman.
- Dituria e dobishme dhe praktikimi i saj në raport me shembullin profetik.
- Hz. Muhammedi (a.s), shembulli më i përkryer i mëshirës në jetë.
- Hz. Muhammedi (a.s), si praktikë e Kur'anit në shoqëri.
- Vlera e tubimeve ku përkujtohet Hz. Muhammedi (a.s) dhe shembulli i tij praktik.
- Vlera e tubimeve, ku muslimanët bashkëbisedojnë dhe trajtojnë problematika të ndryshme të jetës së tyre.

Për këto pika diskutuan: Imam Muhamed B. Sytari (Myfti i Zonës Shkodër), teologu Ervil Kuçi (imam i xhamisë Dërgut), teologu Lavdrim Hamja (imam i xhamisë së "Dy Vajzave").

Tubimi i kësaj mbrëmjeje fetare u shoqërua me ndërhyrje të shumta të besimtarëve të pranishëm si dhe me pyetje të larmishme në funksion të këtij bashkëbisedimi me vlerë.

"Hz. Muhammedi (a.s), mëshira e dhuruar", në xhaminë e "Dy Vajzave"