Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e xhuma, më 27 shtator 2013, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e Plumbit. Nëpërmjet saj, Myftiu ka folur rreth domosdoshmërisë që ka qëndrueshmëria në besim, thellimi në dije dhe kujdesi ndaj mësimeve dhe fetvave të sëmura që vijnë nga perëndimi. Njëkohësisht, ka vënë theksin te domosdoshmëria e shkëputjes një herë e përgjithmonë nga mentalitetet e vjetra, të tipit “abdesi i babës e i gjyshit, më mjafton për të shku në xhami!”
 
Myftiu ka analizuar edhe realitetin e shoqërisë islame në Shkodër e Shqipëri, duke theksuar se: “Shoqëria islame në Shkodër e Shqipëri, është akoma e sëmurë nga njerëz, që vazhdojnë të shkojnë në xhami me abdesin e baballarëve e gjyshërve të shkuar. Ndërkohë, Islami është feja e dijes, e përkushtimit dhe mbi të gjitha nuk është feja e varësive politike. Ata që kanë varur jetën e tyre te politika dhe e përdorin fenë si lëvozhgë interesi, të pastrojnë nijetet dhe të pendohen para duarve të Zotit, sepse bota e besimit nuk e duron kapriçon provinciale të askujt! Është momenti të ndahemi një herë e përgjithmonë nga kohërat e mentaliteteve injorante dhe tendencave për ta përdorur fenë për interesa jashtë interesave të vetë fesë!” – ka thënë Myftiu.
 
Gjatë hytbes së kësaj xhumaje, Myftiu i është referuar ajeteve dhe haditheve që nxisin unitetin dhe rregullimin e shoqërisë besimtare, pas një prijësi, jo kapriçove e tendencave injorante, që vetëm e dëmtojnë shkëlqimin dhe madhështinë e besimit dhe fesë islame.
 
Njëkohësisht ka bërë thirrje që besimtarët e Shkodrës, mos ta harrojnë xhaminë e Plumbit dhe simbolikën e saj, por ta gjallërojnë, sidomos në ditën e xhuma dhe në namazet e ndryshme ditore.

Myftiu: “Koha të ndahemi nga mentaliteti i abdesit të babës e gjyshit!” - 27 shtator 2013