Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

Harta e Vizitorëve

Ditën e dielë, më 3 nëntor 2013, pas namazit të akshamit në xhaminë "Ebu Bekër", Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet fetar në përkujtim të ngjarjes së shënuar të Hixhretit të hz. Muhammedit ( a. s), nga  Meka në Medine.

Aktiviteti ka pasur në qendër të tij mesazhet dhe mësimet që dalin nga ngjarja e emigrimit profetik, 1435 vite më parë.

Fillimisht, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, ka vlerësuar rëndësinë e përkujtimit të Hixhretit 1435, si një mundësi e re përkujtimi e mesazhit të madh të sakrificës së besimtarit në jetë, në raport me fenë e tij, që e ka më të shtrenjtë se çdo gjë tjetër.

Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, ka hedhur dritë mbi vlerën që ka përkujtimi i Hixhretit si përtëritje e vendosmërisë së njeriut në jetë, në përballje me sfidat e besimit.

Myftiu ka hedhur dritë mbi disa momente të rëndësishme të kësaj ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë së njerëzimit.

Më pas ka referuar teologu Gilman Kazazi, imam i xhamisë "Ebu Bekër", që ka folur mbi vlerën e agjërimit të ditës së Ashurasë, si një ditë përkushtimi dhe adhurimi.

Në fjalën e tij ka dritësuar argumentet e vlerës dhe historisë së Ashurasë.

Aktivitetin e ka përshëndetur edhe H. Fejzi Zaganjori, imam i xhamisë Rus.

Në fund, të pranishmit janë uruar në mes vete dhe kanë shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet.

Shkodër, përkujtohet Hixhreti Profetik 1435 - 3 nëntor 2013