Fitër Bajrami, sheshi i Fushë Çelës,
dëshmitar i lavdisë së besimit

Fitër Bajrami, sheshi i Fushë Çelës, dëshmitar i lavdisë së besimit

Ditën e xhuma, më 17 korrik 2015, në mbarë ymmetin islam u festua dita e parë e Fitër Bajramit, pas një muaji të begatë agjërimi, plot adhurime dhe lutje në kërkim të pëlqimit të Zotit të gjithësisë. Në Shkodër, ceremonia kryesore e kësaj feste, u zhvillua në vakëfin e shenjtë, bri xhamisë “Ebu Bekër”, në sheshin e Fushë Çelës, ku u krye fillimisht falja e namazit të sabahut me xhemat, që u shoqërua me një program të ndërthurur me ligjërata, recitime dhe këshilla fetare. Pas faljes së namazit të sabahut, të cilin e drejtoi teologu Idmir Plaku, imam i xhamisë “Ebu Bekër”, ceremonia nisi me leximin e një ...

Lexo më shumë »

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës
me rastin e Fitër Bajramit 1436/2015

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës me rastin e Fitër Bajramit 1436/2015

Edhe pak orë na ndajnë nga iftari i fundit i këtij Muaji të begatë, në të cilin përjetuam mrekulli të shumta të besimit dhe gjendjes së afrimit me Zotin e gjithësisë, nëpërmjet agjërimit me bindje dhe përkushtim, adhurimeve të ditës e të natës, pesë namazeve ditore, 20 rekateve të përnatshme të teravisë, Hatmes Sherife të Kur’anit Famëlartë, sadekave dhe zekatit, sofrave kuptimplota të iftarit me shtresat e ndryshme të shoqërisë, lutjet dhe përgjërimet e Natës së Kadrit etj. Kushdo që ka shpresuar në faljen dhe mëshirën e Tij, e ka pasur mundësinë ta gjejë atë dhe ta fitojë, në këtë periudhë njëmujore, të mbushur ...

Lexo më shumë »


Ekspozita e mrekullive të Kur'anit,
në xhaminë e "Dy Vajzave"

Ekspozita e mrekullive të Kur'anit, në xhaminë e "Dy Vajzave"

Pasditën e së mërkurës, më 15 korrik 2015, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me AIITC (Aiitc - Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam), organizuan një aktivitet shkencoro-kulturor në xhaminë e "Dy Vajzave". Me rastin e kësaj dite të begatë të Ramazanit, AIITC kishte sjellë ekspozitën e mrekullive të Kur'anit, që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të interesuar për të mësuar më shumë rreth kësaj teme. Në emër të AIITC, fjalën e rastit e mbajti z. Alban Kodra, i cili theksoi se kjo ekspozitë ka një vlerë të madhe, pasi pasqyron mrekullitë shkencore të Kur'anit, në një format shumë të lehtë ...

Lexo më shumë »


Iftari tradicional i Kryetarit të Bashkisë Shkodër

Iftari tradicional i Kryetarit të Bashkisë Shkodër

Mbrëmjen e së martës, më 14 korrik 2015, z. Lorenc Luka, kryetar në detyrë i Bashkisë Shkodër, organizoi iftarin tradicional të Bashkisë Shkodër, në nder të muajit Ramazan. Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Luka theksoi se ky iftar është shenjë respekti dhe nderimi për besimtarët muslimanë, që agjërojnë me përkushtim muajin Ramazan. Njëkohësisht, përmendi momente të spikatura të drejtimit të tij të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Myftininë. Ai tha se për një drejtues të Bashkisë është shumë e rëndësishme të ketë frymën e bashkëpunimit me institucione, me të cilat bashkëpunon në dobi të projekteve ...

Lexo më shumë »


Ceremonia e Hatmes Sherife
mbush xhaminë e Parrucës

Ceremonia e Hatmes Sherife mbush xhaminë e Parrucës

Në një atmosferë të mrekullueshme besimi, ditën e hënë, më 13 korrik 2015, pas namazit të iqindisë, në xhaminë e Parrucës, u zhvillua ceremonia e Hatmes Sherife. Nga dita e parë e agjërimit e deri më sot, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës dhe me praninë e disa imamëve, u lexua plotësisht Kur'anin Famëlartë, duke realizuar në këtë mënyrë një mirësi të madhe, që ka vlerat e veta, sidomos në këtë Muaj. Pas faljes së namazit të iqindisë, fjalën e rastit e mbajti teologu Arben Halluni, i cili uroi të pranishmit e shumtë me rastin e Natës së Kadrit. Ai tha se kjo natë finalizon mirësitë e panumërta të këtij Muaj, ...

Lexo më shumë »




RAMAZAN 2015/1436