Sofra e iftarit me gazetarë të Shkodrës
9 korrik 2015
Ditën e enjte, më 9
korrik 2015, Myftinia Shkodër shtroi një
iftar, ku të ftuar ishin gazetarë të
mediave të ndryshme lokale të Shkodrës
dhe Malësisë së Madhe.
Në emër të Myftinisë Shkodër, fjalën
përshëndetëse e mbajti teologu Arben
Halluni, përgjegjës i arsimit dhe
medias, i cili falënderoi të pranishmit
për pranimin e ftesës dhe uroi mbarësi
në punën e tyre plot përgjegjësi në
përcjelljen e lajmit dhe cilësinë e tij.
z. Halluni falënderoi bashkëpunimin e
deritanishëm me mediat lokale të
Shkodrës, duke theksuar se media ka një
rol të madh në informimin e drejtë dhe
në kohë të njerëzve, sidomos me ato
lajme që ngjallin optimizëm dhe
rrezatojnë mirësi e qytetari.
Ai tha se ky iftar është njëkohësisht
edhe një sofër mirënjohjeje dhe respekti
në drejtim të krejt mediave lokale dhe
atyre kombëtare, si simbole të fjalës së
lirë e të përgjegjshme.