Vizitë pune e specialistëve
të Bankës Islame për Zhvillim

Vizitë pune e specialistëve të Bankës Islame për Zhvillim

Paraditën e së mërkurës, më 13 prill 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt një përfaqësi specialistësh të Bankës Islame për Zhvillim, me qendër në Xhiddah të Arabisë Saudite, nën drejtimin e Dr. Muhammed Ahmed Salim, specialist i zhvillimit urban dhe përgjegjës i projekteve vakëf. Përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim, shoqëroheshin në këtë vizitë pune nga z. Uran Kalej, Drejtor i Vakëf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për disa projekte të Myftinisë Shkodër në ...

Lexo më shumë »

Aktivitet me vlera
në kujtim të Hz. Muhammedit (a.s)

Aktivitet me vlera në kujtim të Hz. Muhammedit (a.s)

Pasditën e së martës, më 12 prill 2016, Myftinia Shkodër, në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve të Fesë në Ambasadën e Turqisë, Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" dhe Shoqatën "Istanbul", organizoi një konferencë fetare, në përkujtim të mesazhit hyjnor, me të cilin u dërgua Hz. Muhammedi (a.s). Aktiviteti në fjalë, kishte si temë kryesore të tij unitetin dhe vëllazërinë islame në mesazhin e Hz. Muhammedit (a.s). I ftuar special i këtij tubimi vlerash, ishte Dr. Omer Menekshe, autor i disa veprave fetare në gjuhën turke, njëkohësisht Drejtor ...

Lexo më shumë »

 

Inspektohen punimet e xhamisë së re
në Krye-Bushat

Inspektohen punimet e xhamisë së re në Krye-Bushat

Paraditën e së martës, më 12 prill 2016, menaxheri i pronave në Myftininë e Shkodrës, z. Blendi Alushi, i shoqëruar edhe nga teologu Lavdrim Hamja, zhvilloi një inspektim paraprak, për të parë nga afër gjendjen e punimeve për xhaminë e re në Krye-Bushat. Xhamia e re, që po ndërtohet në vakëfin e vjetër të kësaj zone, është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin "Mirësia". Xhamia e re, ishte kërkesë e vazhdueshme e besimtarëve muslimanë të pesë lagjeve të Kry-Bushatit, si dhe një nevojë e kahershme e tye për kryerjen e adhurimeve ditore, mësimin e fëmijëve dhe edukimin e rinisë ...

Lexo më shumë »

Ne jemi muslimanё
dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!

Ne jemi muslimanё dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!

Sot, nё kёtё ditё tё parё tё Muajit tё begatё Rexheb tё vitit 1437, me rastin e hyrjes nё atmosferёn e Tre Muajve tё Mirё; Rexheb, Shaban dhe Ramazan, dua t’ju uroj me zemёr dhe t’ju pёrgёzoj, ju dhe veten time, qё Zoti i gjithёsisё na e dha edhe njё herё mundёsinё e pёrjetimit tё kёsaj mirёsie tё madhe, nё tё cilёn pёrfshihemi tё gjithё ne dhe bota mbarё, nё kёtё periudhё tё shtrenjtё tё vitit. Sot, tё gjithё ne kemi nevojё pёr tё rishikuar marrёdhёnien tonё me Zotin e gjithёsisё, me Krijuesin e vetёm tё galaktikave, tё tanёsisё, All-llahun e Madhёruar. Ditёt dhe netёt e kёsaj ...

Lexo më shumë »


Konkursi i 6-të i kurseve të xhamive të Shkodrës

Konkursi i 6-të i kurseve të xhamive të Shkodrës

Paraditën e së shtunës, më 26 mars 2016, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, organizoi në Xhaminë e Madhe, në Fushë Çelë, konkursin e 6-të të përvitshëm me fëmijët e kurseve të xhamive të Shkodrës. Sipas të dhënave të sektorit të arsimit, në këtë konkurs morën pjesë përfaqësues të 40 xhamive, ku konkuruan dy nxënësit më të mirë të tyre, duke nxjerrë në pah përgatitjen dhe punën e mësuesve të tyre, imamëve të nderuar të xhamive tona. Aktiviteti u përshëndet nga teologu Arben Halluni, i cili theksoi se ky konkurs i përvitshëm ka një vlerë të madhe, për të ...

Lexo më shumë »

 




Ndërfetare

Aktivitete të ndryshme ndërfetare...

Vakëf

Pasuritë vakëf të Myftinisë Shkodër, prona, xhamia etj ...

Vizitorë

Vizitorë në Myftininë e Shkodrës...