Aktivitet me vlera
në kujtim të Hz. Muhammedit (a.s)
12 prill 2016
Pasditën e së martës,
më 12 prill 2016, Myftinia Shkodër, në
bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të
Çështjeve të Fesë në Ambasadën e
Turqisë, Medresenë "Haxhi Sheh Shamia"
dhe Shoqatën "Istanbul", organizoi një
konferencë fetare, në përkujtim të
mesazhit hyjnor, me të cilin u dërgua
Hz. Muhammedi (a.s).
Aktiviteti në fjalë, kishte si temë
kryesore të tij unitetin dhe vëllazërinë
islame në mesazhin e Hz. Muhammedit
(a.s).
I ftuar special i këtij tubimi vlerash,
ishte Dr. Omer Menekshe, autor i disa
veprave fetare në gjuhën turke,
njëkohësisht Drejtor i Zyrës së
Komunikacionit në Dijanetin e Turqisë.
Njëkohësisht, aktiviteti u zbukurua me
këndimin e mrekullueshëm të disa pjesëve
kur'anore nga Hafiz Adem Kemaneci, imam
i Xhamisë Presidenciale në Ankara.
Në referatin e tij para të pranishëmve
të shumtë, Dr. Menekshe vuri theksin te
nevoja e madhe që ka sot ymeti islam për
unitet dhe vëllazëri. Ai tha se e sotmja
e muslimanëve në botë është dhimbje e
lot, që duhen ndryshuar nëpërmjet
rrugëve të harmonisë, vëllazërisë dhe
unitetit në mesazhet e Hz. MUHAMMEDIT
(a.s).
Dr. Omer Menekshe theksoi se në Islam,
kombet dhe racat nuk janë pengesë e
unitetit, kur prin besimi dhe udhëheqja
në jetë sipas porosive dhe botëkuptimit
islam.
Më herët, përshëndetën edhe z. Jasin
Shengyl, përfaqësues i Zyrës së
Këshilltarit të Çështjeve Fetare, Imam
Muhamed B. Sytari Myfti i Zonës Shkodër
dhe z. Xhem Bash, Konsull i Turqisë.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një ilahi
e bukur e kënduar nga medresisti Orhan
Dani që dhuroi emocione të veçanta.
|