Vizitë pune e specialistëve
të Bankës Islame për Zhvillim

Vizitë pune e specialistëve të Bankës Islame për Zhvillim

Paraditën e së mërkurës, më 13 prill 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt një përfaqësi specialistësh të Bankës Islame për Zhvillim, me qendër në Xhiddah të Arabisë Saudite, nën drejtimin e Dr. Muhammed Ahmed Salim, specialist i zhvillimit urban dhe përgjegjës i projekteve vakëf. Përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim, shoqëroheshin në këtë vizitë pune nga z. Uran Kalej, Drejtor i Vakëf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për disa projekte të Myftinisë Shkodër në ...

Lexo më shumë »

Inspektohen punimet e xhamisë së re
në Krye-Bushat

Inspektohen punimet e xhamisë së re në Krye-Bushat

Paraditën e së martës, më 12 prill 2016, menaxheri i pronave në Myftininë e Shkodrës, z. Blendi Alushi, i shoqëruar edhe nga teologu Lavdrim Hamja, zhvilloi një inspektim paraprak, për të parë nga afër gjendjen e punimeve për xhaminë e re në Krye-Bushat. Xhamia e re, që po ndërtohet në vakëfin e vjetër të kësaj zone, është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin "Mirësia". Xhamia e re, ishte kërkesë e vazhdueshme e besimtarëve muslimanë të pesë lagjeve të Kry-Bushatit, si dhe një nevojë e kahershme e tye për kryerjen e adhurimeve ditore, mësimin e fëmijëve dhe edukimin e rinisë ...

Lexo më shumë »

"Do të konsiderohem tradhëtar nëse hesht..."

"Do të konsiderohem tradhëtar nëse hesht..."

Mëngjesin e sotëm po lexoja dëshminë e dijetarit dhe mendimtarit të shquar egjiptian, Shejkh Muhammed El-Gazali përpara gjykatës, me rastin e ndalimit dhe sekuestrimit të librit të tij me titull: "Lufta e fesë", (Kajro, 1957). Thotë: "Dola para gjyqtarit, që ishte një burrë i sinqertë, guximtar. Më tha: Ti je autori i këtij libri, "Lufta e fesë"? Pohova. Tha: A nuk të duket se në të ka ca kapituj dhe studime provokuese? Ia ktheva: Rëndësi ka të bindet gjykata për vërtetësinë e asaj që është thënë. E nëse ajo që kam shkruar është e vërtetë, s'ka pse të qortohem për të. Tha: Mund të jetë e vërtetë, por jo çdo gjë që dihet, thuhet! Ndoshta, ...

Lexo më shumë »

 

U inaugurua xhamia e re në fshatin Mjedë

U inaugurua xhamia e re në fshatin Mjedë

Ditën e xhuma, më 26 shkurt 2016, Myftinia Shkodër dhe Fondacioni "Mirësia", organizuan ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Mjedë. Xhami e re e Mjedës u realizua falë bashkëpunimit me Fondacionin "Mercy International" dhe sponsorizimit të zonjës Fatima Salimin nga Kuvajti. Shiritin e inaugurimit e preu vetë donatorja e kësaj xhamie, së bashku me familjarët e saj, duke dhuruar emocione të bukura dhe kënaqësi për krejt të pranishmit. Në ceremoninë e hapjes së xhamisë së re dhe faljes së xhumasë së parë ishin edhe drejtues ...

Lexo më shumë »

 

Ceremonia e gurthemelit
të xhamisë së re në Bushat

Ceremonia e gurthemelit të xhamisë së re në Bushat

Ditën e xhuma, më 5 shkurt 2016, pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Bushatit, Myftinia Shkodër dhe Fondacioni "Mirësia" organizuan ceremoninë e gurthemelit për xhaminë e re në vakëfin e xhamisë së vjetër në Krye Bushat. I pranishëm në këtë ceremoni ishte Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Drejtori i Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja, Drejtori i Shoqatës "Sulejmanije" për Shqipërinë, z. Nusret Tekin, imamë të xhamive të ndryshme dhe besimtarë të zonës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, vlerësoi këtë ditë si një moment ...

Lexo më shumë »

 

Vakëf:

 

 


 

Vakëfe të mëparshme...