Vizitë pune e specialistëve
të Bankës Islame për Zhvillim
13 prill 2016
Paraditën e së
mërkurës, më 13 prill 2016, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti
në një takim të përzemërt një përfaqësi
specialistësh të Bankës Islame për
Zhvillim, me qendër në Xhiddah të
Arabisë Saudite, nën drejtimin e Dr.
Muhammed Ahmed Salim, specialist i
zhvillimit urban dhe përgjegjës i
projekteve vakëf.
Përfaqësuesit e Bankës Islame për
Zhvillim, shoqëroheshin në këtë vizitë
pune nga z. Uran Kalej, Drejtor i
Vakëf-Investimeve në Komunitetin
Mysliman të Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për disa
projekte të Myftinisë Shkodër në drejtim
të zhvillimit të vakëfeve të ndryshme në
Shkodër.
Myftiu bëri një prezantim të zhvillimeve
të fundit në Shkodër dhe trajtimin e
vakëfeve të muslimanëve në vendin tonë,
sidomos pas vitit 1990.
Gjatë këtij takimi u vlerësua fryma e
bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë me Bankën Isame për Zhvillim,
si dhe domosdoshmëria e rritjes së këtij
bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të
pronave vakëf në vendin tonë.
U vizituan disa vakëfe të qytetit, si
dhe Medreseja "Haxhi Sheh Shamia", dega
djem, godina e së cilës është ndërtuar
nga Banka Islame për Zhvillim.
|