“Ju jap sihariq një të Dërguar pas meje,
emri i të cilit është Ahmed!”

“Ju jap sihariq një të Dërguar pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”

Ditën e sotme, në këtë të xhuma të begatë, që ka bashkuar përkujtimin e dy njerëzve më të shquar të historisë së njerëzimit, dy të dërguarve dhe të mbështeturve nga Zoti i gjithësisë me Libra hyjnorë; Hz. Isait (a.s) dhe Hz. Muhammedit (a.s), kisha dëshirë të flas mbi dërgesën profetike dhe madhështinë e shfaqjes së Hz. Isait (a.s). Doja, pa u ndalur fare të saktësia e detajeve të kohës së lindjes së tij dhe ardhjes në këtë botë. Mirëpo, sihariqi i tij historik për pritjen e madhe të vëllait të tij të vogël, Vulës së zinxhirit të begatë të dërguarve të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s), ...

Lexo më shumë »

 

Xhamia Dudas, nisi përkujtimi i Mevludit Sherifë

Xhamia Dudas, nisi përkujtimi i Mevludit Sherifë

Pasdrekën e së enjtes, më 24 dhjetor 2015, Myftinia Shkodër nisi serinë e aktiviteteve të larmishme, në kuadër të përkujtimit të përvitshëm të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), misionit dhe traditave të tij. Pas faljes së namazit të iqindisë me xhemat, aktiviteti nisi me këndimin e një pjese kur'anore nga imami i kësaj xhamie, H. Nadi Braqi. Në vijim, fjalën e rastit e mbajti teologu Arben Halluni, ku u ndal te rëndësia e madhe që ka tubimi i njerëzve për të përkujtuar ardhjen në këtë botë të Vulës së të dërguarve të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s). Ai tha se njerëzit ...

Lexo më shumë »

 

Hz. Muhammedi (a.s), shembull për t’u ndjekur

Hz. Muhammedi (a.s), shembull për t’u ndjekur

Po lexoja me kënaqësi të madhe librin me titull: “Shembulli më i lartë ndër Profetë”, të autorit të quajtur Hoxha Kemaluddin, një britanik i bërë musliman para shumë dekadash. Ndër të tjera, tërheq vëmendjen me këto rreshta: “Këtu shfaqet vlera e Muhammedit (a.s) mbi të tjerët dhe kjo na bën të themi se ai ishte shembulli më i lartë në mesin e profetëve! Sepse regjistrimi i fjalëve dhe i veprave të tij është i plotë, pa mangësi! Traditat e tij në të folur e në të vepruar, plotësojnë njëra-tjetrën! Duket sikur çdo kërkesë prej kërkesave shpirtërore është paracaktuar dhe ...

Lexo më shumë »


Zhvillohet simpoziumi:
“Mesazhi Universal i Muhamedit (a.s)”

Zhvillohet simpoziumi: “Mesazhi Universal i Muhamedit (a.s)”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, organizuan simpoziumin me temë: “Mesazhi Universal i Muhamedit a.s.”. Programi u hap me lexim Kur'ani, nga drejtori i Medresesë së Tiranës z. Omer Çallësh.  Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skender Bruçaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se fjalët gjunjëzohen kur bëhet fjalë për profetin Muhamed a.s. dhe se ne mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. “Fjalët gjunjëzohen kur flasim për Profetin e fundit Hz. Muhamed a.s., por nuk ka më bukur ...

Lexo më shumë »

“Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen…”

“Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen…”

Ne vazhdojmë të përjetojmë momente të mrekullueshme shpirtërore, në këtë muaj të përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), muaj në të cilin, më shumë se herët e tjera, ftohemi të rifreskojmë bisedat tona fetare, ligjëratat, vaset dhe hytbet tona, rreth personalitetit dhe traditave të Hz. Muhammedit (a.s).
Ndoshta, trysnia e ditëve të fundit ndaj Islamit dhe muslimanëve, e dëshmuar pas ngjarjes së Parisit, po bëhet përherë e më shumë një nxitës i mirë, për t’u thelluar secili prej nesh, përherë e më shumë, në vërtetësitë e fesë islame, për të parë e për të kuptuar, për të ndjerë ...

Lexo më shumë »




Mevludi 2015/1436: