Meka – ëndrra që rri ëndërr...

Xhahid Bushati

 
            Meka – emër i shpirtit tim,
            Ëndrrazgjuar  në shtegtim,
            Dritë magjie në agim!..
 
            E shqiptova nëpër vite
            Edhe mora rreze drite!..
 
            Kur të pashë, m’u dridh zemra,
            Ishe gjyshi, dielli, hëna,
            Ishe vëllai, baba, nëna...
 
            Më dhurove dritë të rrallë,
            Shpirti ishte dritë e bardhë,
            Mirësinë s’e shpreh me fjalë!..
           
            Dhembja, loti bëhej shpresë,
            Këtu syri buzëqesh,
            Qielli yje për ty ndezë!..
           
            Meka – emër i shpirtit tim,
            Zë që ndrit zërin tim,
            Dritë magjie në agim!..
 
            Meka – ëndrra që rri ëndërr,
            Jetë-jeton në çdo zemër,
            Meka – më i shtrenjti emër!..
 
            Meka – bardhësi njerëzore,
            Lutje, Dua shpirtërore,
            Adhurime hyjnore!..

                                   Meke, 05.03.2013