Myftiu referoi mbi familjen
në Kur'an dhe Traditat profetike

Myftiu referoi mbi familjen në Kur'an dhe Traditat profetike

Me ftesë të Shoqatës "Në familje për familjen", ditën e hënë, më 18 janar 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ka referuar mbi familjen dhe nevojën e mbrojtjes së saj, në konferencën e organizuar nga shoqata në fjalë, në bashkëpunim me Komitetin Shtetëror për Kultet dhe Ambasadën e Kanadasë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Myftiu vuri theksin te vlera e familjes në Islam, te respekti dhe përkujdesja e Islamit për femrën dhe fëmijën dhe domosdoshmëria e madhe e mbrojtjes së familjes në këtë kohë, kur komplote të shumta po cenojnë familjen ...

Lexo më shumë »

 

Myftiu: "Harmonia ndërfetare,
themel i qytetërimeve"

Myftiu: "Harmonia ndërfetare, themel i qytetërimeve"

E xhumaja e fundit e këtij muaji, më 25 dhjetor 2015, bashkoi në atmosferën e saj përkujtimin e dy burrave më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, Hz. Muhammedit (a.s) dhe Hz. Isait (a.s). Këto ditë në Shkodër, njerëzit urohen me rastin e Mevludit Sherifë dhe Krishtlindjes, që këtë vit u afruan si asnjëherë më parë, duke përhapur në heshtjen e tyre mesazhin e bukur të respektimit të besimit dhe fesë, si dhe lartësimin e të dërguarve të Zotit, si bekim nga Zoti për njerëzinë. Me rastin e Krishtlindjes, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga ...

Lexo më shumë »

 

Fjala e Myftiut në konferencën ndërfetare: “Familja, rinia dhe sfidat e modernitetit”

Është kënaqësi e madhe të përshëndes këtë konferencë, që ne komunitetet fetare të Shkodrës, ndërmorëm së bashku, në rrugën e bashkëpunimeve të dobishme, që ndezin një dritë shprese më shumë dhe një udhëzim besimi për rininë dhe familjen, në realitetet e sotme shqiptare.
Sot, më shumë se kurrë, është detyra e përfaqësuesve të fesë në këtë vend, që të bashkojmë duart dhe të drejtojmë kontributet tona, në rrugën e përkujdesjes prindërore ndaj brezit të ri dhe udhëzimeve të urta në rrugëtimet e tyre në një jetë të turbulluar nga sprova e modernitetit, shpesh të paekuilibruar. ...

Lexo më shumë »


Ndërfetare, "Familja dhe rinia
përballë sfidave të modernitetit"

Ndërfetare, “Familja dhe rinia përballë sfidave të modernitetit

“Familja dhe rinia përballë sfidave të modernitetit” ishte tema rreth të cilës komunitetet fetare të Shkodrës organizuan një konferencë ndërfetare, ditën e mërkurë, më 13 maj 2015, në kinema “Millennium”, ku referues ishinpërfaqësues të tre komuniteteve fetare të Shkodrës. Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe Myftinia Shkodër, iu drejtuan besimtarëve të tyre mbi këtë temë sa delikate aq edhe të domosdoshme për periudhën në të cilën jetojmë, ku familja kërcënohet vazhdimisht nga faktorë të cilët i dikton koha, e që marrin përkufizimin e periudhës moderne ...

Lexo më shumë »


Papa Francesco ardhtë në Paqe në tokën
e Paqes; Shqipërinë e vlerave të besimit!

Papa Francesco ardhtë në Paqe në tokën e Paqes; Shqipërinë e vlerave të besimit!

Vizita e Papës Francesco, më 21 shtator 2014, në Tiranë, është pa dyshim një gëzim i madh për besimtarët katolikë shqiptarë, të cilët, natyrshëm, presin me shumë mall e padurim vizitën e Bariut të tyre shpirtëror dhe takimin fizik me prezencën e tij
Për mua, kjo vizitë, më sjell ndër mend fjalët e profetit Muhammed (a.s), që thoshte: “Unë jam njeriu më i afërt me Isain (Jezusin), të birin e Merjemit (Marisë)”. Ndërkohë, më kujton mirësinë e madhe, me të cilën Zoti i gjithësisë, iu drejtua njerëzisë, me ftesën e Tij hyjnore: “O ju njerëz, ...

Lexo më shumë »


Ndërfetare:



Myftiu referoi mbi familjen në Kur'an dhe Traditat profetike
Myftiu: "Harmonia ndërfetare, themel i qytetërimeve"
Fjala e Myftiut në konferencën ndërfetare: “Familja, rinia dhe sfidat e modernitetit”
Ndërfetare, "Familja dhe rinia përballë sfidave të modernitetit"
Papa Francesco ardhtë në Paqe në tokën e Paqes; Shqipërinë e vlerave të besimit!
“Fanatizmi është një entuziazëm që djeg, jo një e vërtetë që ndriçon!”




 Ndërfetare të mëparshme ...