Pasojat dhe parandalimi i zemërimit dhe dhunës
Ligjërata e së Premtes mbajtur në
Greenway Masjid me 22 dhe 29 Mars 2013
Zemërimi
është një ndjenjë e cila shkaktohet nga
një mospëlqim. Ka njerëz të cilët
zemrërohen më shumë se disa të tjerë,
por sidoqoftë, ky fenomen është një
dukuri njerëzore që gjëndet pothuajse
tek çdo njeri.
Njeriu, mundet
që zemërimin ta mbajë dhe mos të veprojë
në bazë të tij, sidomos në ato raste kur
ai gjykon dhe vendos në bazë të
ndjenjave dhe jo logjikës së shëndoshë.
Në shumicën e rasteve kur njeriu vepron
në këtë mënyrë arrinë tek dhunimi i të
tjerëve, qoftë në anën fizike, ose në
shkeljen e ndjenjave të tjerëve.
Me plot bindje
shprehem se zemërimi i panevojshëm dhe
dhuna janë pasojë e formimit të dobët të
individit nga aspekti fetarë dhe
interesi shumë më i madh për këtë botë
temporale, sesa atë të përhershmen. Këtë
do e sqaroj më poshtëme më shumë detaja.
Në librin
Shemāil el-Nebijj tëimam Tirmīdhi,
thuhet se Profeti (a.s.) nuk zemërohej
për gjëra të kësaj bote dhe
materializmin e saj, por kur shkelej e
drejta ose e vërteta (el-ḥaḳḳ),
ai zotëri nervozohej derisa e drejta të
diltë në pah.[1]
Nëse shikojmë
realitetin e shumë njerëzve sot, do
vërejmë se interesi material dominon mbi
çdo gjë.Njerëzit nuk zemërohen shumënëse
nuk e falin namazin, nëse nuk e japin
zekatin, ose nëse nuk e ndihmojnë të
varfërin, por kur atyre u shkaktohet
zbritje pasurie, në disa raste as gjumi
i natës nuk i merr. Dhe një herë,
interesi material është dominues në
natyrën e shumë njerëzve.
Le t’i kthehemi
traditës profetike. Në transmetim që
gjëndet tek përmbledhja e Buhariut dhe
tek përmbledhësit tjerë të traditës
profetike, raportohet nga Ebu
Hurejreh se një burrë erdhi tek i
dërguari i Allahut, Muhammedi (a.s.) dhe
i tha: “Më këshillo!” Profeti (a.s.) iu
përgjigj: “Mos u zemëro!” personi e
përsëriti (disa herë pyetjen duke
shpresuar një përgjigje tjetër), Profeti
(a.s.) i tha: Mos u zemëro!”[2]
Dhuna
Ka disa lloje
dhune: Dhuna familjare, dhuna e një
diktatori ndaj shtetasve të tij, etj. Në
këtë ligjëratë do flas më shumë rreth
dhunës familjare, problem ky që egziston
kudo në botë. Dhuna nuk i përket vetëm
një race ose një grupacioni
religjioz.Ajo gjëndet në të gjitha
shtresat, ngjyrat, gjuhët dhe gjinitë
njerëzore.
Siç e përmendëm
dhe në fillim të ligjëratës, nuk
konsiderohet dhunë vetëm kur njeriu
shfaq dhunë fizike, por gjithashtu
përfshihet shkelja ose dhuna e
ndjenjave. Shtypja (ḍhulm)është
pjesë e dhunës. Për këtë i dërguari i
Allahut (a.s.) ka thënë: “Shtypja (do
paraqitet si) errësira në Ditën e
Gjykimit.”[3]Kjo
thënie pasqyron shumë qartë efektet
neqative të shtypjes ose tiranisë ndaj
krijesave tjera, por dhe ndaj vetvehtes,
për të cilën njeriu do ketë një
përgjithësi të rëndë Ditën e
Gjykimit.Dhuna dhe jo-tolerimi në
familje dhe shoqëri nuk ka vend të
sjelljen e Muslimanit.
Megjithëse
psikologët perëndimorë dhe dijetarët e
çështjeve sociale shprehen se dhuna nuk
i përket vetëm një lloj religjioni,
sidoqoftë shumënjerëz në perëndim
mendojnë se Islami ështëfe intolerante
dhe e dhunës. Këto bindje kanë krijuar
trazira dhe krime të ndryshme jo vetëm
në perëndim, por dhe në vendet Islame.
Është e vërtetë se egzistenca e dhunës
gjëndet në disa shoqëri të ulta
muslimane, por Islami është i pastër nga
dhuna.Përkundrazi, thekson rëndësinë e
tolerancës dhe e mirëkuptimit me
krijesat e Zotit.
Para pak kohësh
po shikoja një emision, i cili ishte
transmetuar në kanalin televiziv të
Amerikës, FOX 2 News. Në mes të tjerësh,
të ftuar ishin dhe dy prifta dhe një
imam. Një nga priftat ishte Terry Jones,
i cili para dy vitesh dogji Kur’anin në
kishën e tij në Florida. Nga shkaqet e
djegjes paraqiste dhe fenomenin e
vrasjes me gurë të femrave në botën
Islame. Imami present iu përgjigj se një
rregull i tillë nuk gjëndet në Kur’an,
por nëBibël, duke shtuar gjithashtu se
megjithëse një fenomen i tillë gjëndet
në Bibël, ne nuk mund t’i vendosim në
një grup të gjithë të krishterët duke i
etiketuar si njerëz të dhunës.
Në Amerikë, nga
dhuna e madhe familjare, i gjithë muaji
i Tetorit është quajtur si muaji kundër
dhunës familjare.Në një emission tjetër
televiziv, i cili është transmetuar disa
muaj më parë në kanalin nacional
Amerikan, CNN, ishte e ftuar Eesha
Pandit, drejtorja egzekutive e shoqatës
kundër dhunës, Men stopping violence.Mes
disa fakteve rreth dhunës ndaj grave,
ajo përmendi se dëmtimi më i madh i
femrës Amerikane vjen nga dhuna
familjare.
Le të
reflektojmë pak mbi sjelljen e Profetit
Muhammed (a.s.), i cili jetoi para 1400
vitesh, në një kohë kur vajzat e vogla
varroseshin për sëgjalli. Pak para
ndërrimit të jetës së Profetit (a.s.),
vajza e tij, Fatimja (r.a.) iu
afruababait dhe aii pëshpërit diçka në
vesh dhe Fatimja qau. Më pas i pëshpërit
përsëri dhe ajo buzëqeshi. Kur u pyet
për veprimin, tha se në fillim Profeti (a.s.)
më tregoi për ndarjen e tij nga kjo botë
dhe unë qava. Pastaj më tregoi se unë do
isha zonja e grave të Xhennetit, (dhe
sipas disa transmetimeve,e para që do e
shoqëroja atë në Parajsë) prandaj dhe
buzëqesha.[4]Tani
nëse mendojmë pak, do kuptojmë se ata
nuk kishin vetëm një lidhje të mirë
sipërfaqësore baba dhe bijë, por një
lidhje shpirtërore më të madhe se e
para.Pra, Fatimja gëzohej se do ishte në
shoqërinë e babait të saj në botën
tjetër, e cila është një shoqëri e
përhershme dhe më e ngushtë se e para.
Kështu shprehet
për kujdesin e fëmijëve ai zotëri:
“Unë, kur çohem për Namaz kam dëshirë ta
zgjas atë, por dëgjoj qarjen e fëmijës
dhe shpejtoj në Namaz, duke mos pëlqyer
që t’ia vështirësoj nënës së tij.”[5]
Gjithashtu kur
bëhet fjalë për relacionin e Profetit (a.s.)
me gratë e tij, thuhet se ai asnjë herë
nuk e ka ngritur dorën ndaj asnjë gruaje
të tij, por përkundrazi, i ka dashur dhe
i ka respektuar ato. Kështu u shpreh
njëherë.“Besimtarët që e kanë besimin
më të plotësuar janë ata që kanë
sjelljen më të mirë dhe më të mirët nga
ju janë ata që janë më të mirët me gratë
e tyre.”[6]
Nëse shikojmë
sjelljen e tij me ata që i shërbenin
atij, do gjejmë fjalën e Enesit (r.a.),
i cili tregon se, I shërbeva Profetit (a.s.)
për dhjetë vjetë dhe asnjëherë nuk më
tha pse e bëre këtë ose pse nuk e bëre.[7]Toleranca
dhe mirësjellja ishin rrënjë të
personalitetit të atij zotërie. Kjo vjen
ngase vetë Zoti ështëBujar dhe i
Mëshirshëm me krijesat e Tij dhe është
Ai që e edukoi Profetin Muhamed (a.s.).
Ja se si u shpreh ai zotëri: “Më edukoi
Zoti im me edukatën më të mirë”[8]
Të dashur
besimtarë! Një nga emrat e Zotit është
“Paqësori” (el-Selām).Në raportin
tonë me krijesat e Tij që nuk janë të
dëmshëm ndaj nesh, duhet të jemi njerëz
të paqes dhe tolerancës.Në këtë mënyrë
përfitojmë dhe nga paqja e Allahut, gjë
që e ka të nevojshme çdo njeri. Për këtë
dhe Profeti Isa iu lut Allahut që në
djep:
“Paqja qoftë mbi mua në ditën kur linda,
ditën kur do vdes dhe ditën kur do
ringjallem.”[9]
Dëmet
Zemërimi i
panevojshëm dhe përdorimi i dhunësështë
një ndër shkaqet kryesore i dështimeve
në jetë, ngaqë sjell pasoja
negative.Mendoni kur keni vepruar në
bazë të ndjenjave të zemërimit,
gjithmonë në fund jeni penduar se
ndoshta duhej të qetësoheshit dhe pastaj
në bazë të logjikës së shëndoshë të
vepronit.Mendoni rreth atyre që kryejnë
krime të rënda, për shembull një
vrasës.Ai pas vrasjes pendohet, por nuk
mund ta kthejë të vrarin përsëri në
jetë. Për këtë transmetohet nga Imam
Aliu (r.a.) të ketë thënë: “Fillimi i
zemërimit është marrëzi dhe fundi vrasje
e ndërgjegjes.”[10]
Zemërimi i
panevojshëm dhe dhuna, prishin moralin
dhe karakterin e njeriut. Në komentimin
e Ṣaḥīḥ Muslim të Imam Neveviut
dhe të disa dijetarëve të tjerë, citohet
thënia me vlerë e dijetarit të njohur të
Marokut, Abdullah Ibn Ebi Zejd (v. h.
385-996), i cili është shprehur: “Morali
dhe sjellja e mirë përmbledhet në katër
Hadithe profetike, dhe një prej tyre
është dhe hadithi ku Profeti (a.s.)
i drejtohet burrit me fjalët: “Mos u
zemëro!”[11]
Në librat e
vjetër gjithashtu gjëndet: “O Davud!
Kujdes nga zemërimi i tepërt, sepse
zemërimi i tepërt prish dhe zemren e
tëurtit.”[12]
Trajtimi i
zemërimit
Sipas porosive
Profetike njeriu në momente zemërimi
duhet të ulet ndenjur, të marri abdest,
duke shuar zjarrin që vjen nga djalli,
me ujë, gjithashtu dhe thënia e E ‘ūdhu
bil-lāhi min el-shejṭān el-raxhīm,
që do të thotë: Kërkoj mbrojtjen e Zotit
nga djalli i mallkuar.
Shkak kryesor i
zemërimit që përfundon në dhunëështë dhe
mendjemadhësia, veçori e vjetër
djallëzore që e bën njeriun të mendojë
se është gjithmonë në të drejtën dhe të
tjerët janë gabim. Kjo ndodh nga vet
fakti se nga mendjemadhësia njeriu nuk
pranon të marrin mendimin ose këshillën
e dikujt tjetër dhe si pasojë, jo vetëm
se bëhet kundërshtues dhe argumentues,
por dhe i polarizuar në shprehje dhe
gjykime.
Përveç atyre më
lart, është e rëndëshishme dhe ruajtja e
gjakftohtësisë, e cila në këtë rast
tregon kontrollin e vetvehtes (nefs).Cilësi
e besimtarëve të devotshëm është
kontrolli i vazhdueshëm i epsheve.Ja se
ç’thuhet në Kur’an:
“..të
cilët japin lëmoshë edhe kur janë në
mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi,
e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet
njerëzve. Allahu i do bamirësit.”[13]
Nëse mendojmë
rreth këtij verseti do kuptojmë se
njeriu nëse nuk punon me vehten e tij,
nuk do arrijë ta japi lëmoshën, nuk do e
kontrollojë zemërimin dhe as që do falë
njerëzit.Vërejeni se si verseti mbaron
me fjalët: ëallāhu juḥibb el-muḥsinīn,
“…Allahu i do bamirësit”. Fjala
muḥsinīnmund të përkthehet dhe:ata
që përmirësojnë vehtet e tyre. Pra, këto
tre kategori besimtarësh që përmenden,
duke përfshier dhe ata që mposhtin
zemërimin, janë veçori të atyre që
përmirësojnë vehtet e tyre.
Allahu na bëftë
nga të tillët dhe na largoftë nga zemërimi,
dhuna dhe padrejtësia!
[1] Muhammed ibn Isa el-Tirmidhi: Shemail el-Nebijj, Dar el-Garb el-Islami, Bejrut, 2000, hadithi 225, fq. 133.
[2] Muhammed el-Bukhari: Sahih el-Bukhari bi sherh el-Kirmani, Botimi 2, Dar Ihja Turath el-Arabi, Bejrut, 1981, v. 21, hadithi 5740, fq.233-4.
[3] Bukhari: Sahih el-Bukahri bi sherh el-Kirmani, v. 11, Hadithi 2284, fq. 20.
[4] Muslim ibn el-Haxh-xhaxh: Sahih Muslim, Dar el-Tibeh, Rijad, 2006, v. 2, hadithi 2451, fq. 1146.
[5] Bukhari: Sahih el-Bukhari, v. 5, hadithi 678, fq. 85-6.
[6]Ebu Isael-Tirmidhi, El-Xhamiu el-Sahih, Mektebeh ve Metbeah Mustafa Elbabi el-Halebij, Bot.2, Kajro, 1978, v. 3, hadithi 1162, fq. 457.
[7] Tirmidhi: Shemail el-Nebijj, hadithi 345, fq. 192.
[8]Muhammed bin Ali El-Shavkani: El-Fevaid el-Mexhmu-ah, El-Mekteb el-Islamij, Botimi 3, Bejrut, 1987, Fq.287.
(Në lidhje me këtë hadith, dijetari El-Shvkani e konsideron zinxhirin e tij në disa vende jo të qëndrueshëm, por sidoqoftë për këtë hadith është thënë që përmbajtja është e saktë).
[9]K. (19:33).
[10] Muhammed ibn Muflih el-Mekdisijj: Al-Adab al-Shar’ijjeh, Muesseseh el-Risaleh, Botimi 3, Bejrut, 1999, v. 1, fq. 205.
[11]Ebi Abdullah el-Razi: Meshjekhah Ebi Abdullah el-Razi, Dar el-Hijrah, Rijad, 1994, fq. 196.
[12]Muhammed Ibn Sehl el-Shamirijj: Masavi’ el-ekhlak ve mezmumiha, Mektebeh el-Sevadi’ el-Tevzi’, Xhiddeh, 1992, fq. 151.
[13] K. (3:137).