Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame ... 

 


 


Harta e Vizitorëve





 

Që në orët e para të mëngjesit së ditës së martë, më 15 tetor 2013, në të gjitha xhamitë e qytetit të Shkodrës, kanë nisur ceremonitë fetare me rastin e Kurban bajramit, festës tradicionale të muslimanëve në mbarë botën.
 
Kurban Bajrami vjen si një përkujtimi i bukur i traditës së nënshtrimit dhe përuljes ndaj All-llahut, që e ka zanafillën në ngjarjen e Hz. Ibrahimit (a.s) me të birin Ismailin (a.s), që nuk ngurrruan të shkonin në altarin e kurbanit, për t’iu përgjigjur Zotit.
 
Njëkohësisht Kurban Bajrami është festa e shënuar e muslimanëve në mbarë botën, që vjen menjëherë pas qëndrimit të haxhilerëve në Arefat dhe plotësimin e tyre të ritualit më të rëndësishëm të haxhit.
 
Për shkak të luhatjeve të motit, këtë vit, Kurban Bajrami në Shkodër u fal në të gjitha xhamitë e saj, jo në shesh, siç është bërë traditë që nga Kurban Bajrami i vitit 2010.
 
Ceremonitë zyrtare u zhvilluan në dy xhamitë qendrore të Shkodrës. Fillimisht, në xhaminë “Ebu Bekër”, ku Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka mbajtur fjalën dhe mesazhin e tij drejtuar besimtarëve. Në fjalën e tij, Myftiu është përqendruar te rëndësia që ka nxitja e besimtarëve për t’u bërë dëshmitarë të besimit dhe të fesë së tyre kudo në jetë. Myftiu ka kërkuar nga besimtarët që të bëhen thirrës drejt vlerave të Islamit, pa kthyer kokën djathtas a majtas, por duke kërkuar në këtë mënyrë kënaqësinë dhe pëlqimin e All-llahut.
 
Në fjalën e tij, Myftiu i është referuar fjalëve të dijetarit të shquar islam H. Vehbi Sulejman Gavoçi, nëpërmjet të cilave ka dashur ta bëjë Hoxhën e ditur, pjesë të kësaj ceremonie madhështore.
 
Më pas, Myftiu ka drejtuar faljen e namazit të Kurban Bajramit dhe ka mbajtur hytben me këtë rast, në xhaminë e Parrucës.
 
Myftiu ka falënderuar besimtarët për kontributet e tyre, për ndihmën ndaj nevojtarëve dhe të varfërve dhe angazhimin për të përmirësuar ditë pas dite shfaqjen e tyre në shoqëri, si themel i saj.
 
Gjatë hytbes, është tërhequr vëmendja e të pranishëmve për ta bërë tekbirin pjesë të jetës dhe për ta dëshmuar Zotin në çdo moment.
 
Me përqafime dhe tekbire, besimtarët janë uruar në mes vete duke marrë kënaqësinë e kësaj dite të begatë.

           

Xhamitë e Shkodrës dëshmojnë shpirtin e besimit në ditën e Kurban Bajramit - 15 tetor 2013

Xhamitë e Shkodrës dëshmojnë shpirtin e besimit në ditën e Kurban Bajramit - 15 tetor 2013

Xhamitë e Shkodrës dëshmojnë shpirtin e besimit në ditën e Kurban Bajramit - 15 tetor 2013

Xhamitë e Shkodrës dëshmojnë shpirtin e besimit në ditën e Kurban Bajramit - 15 tetor 2013

Xhamitë e Shkodrës dëshmojnë shpirtin e besimit në ditën e Kurban Bajramit - 15 tetor 2013