Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…”
nga Imam Muhamed Sytari

Mbrëmjen e së enjtes, më 26 dhjetor 2013, në një atmosferë miqësore, në mesin e një rrethi të ngushtë me familjarë, miq, shokë, dashamirë e kolegë të Myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari, është zhvilluar promovimi i librit të tij më të ri me titull: “Nún Pasha Lapsin…”.
 
Në analizën e librit, shkrimtari Xhahid Bushati ka nxjerrë në pah rëndësinë e shkrimit, sidomos në aspektin fetar islam, ku gjatë 23 viteve të rimëkëmbjes së lirive fetare, janë shkruar libra të shumtë, me dobi e vlerë. Në këtë kuadër, ka spikatur kontributin e thirrësit islam Imam Muhamed Sytari, duke u përqendruar në një analizë të hollësishme të librit më të ri, pas një leximi tërësor të tij.
 
Shkrimtari Xhahid Bushati ka vlerësuar cilësitë letrare, me të cilat është shkruar ky libër, si një vlerë për autorin, Myftininë Shkodër dhe historinë e saj. Njëkohësisht ka uruar autorin për punë të mëtejshme dhe botime të reja në dobi të lexuesit.
 
Teologu Lavdrim Hamja, në fjalën e tij, është përqendruar te vlera që ka shkrimi i historisë së realitetit islam nga protagonistët e tij të drejtpërdrejtë, duke iu referuar shembullit të Myftiut aktual të Shkodrës, i cili, nëpërmjet librit në fjalë, ka dhënë një kontribut të pastër në pasqyrimin e jetës fetare, problematikave të Thirrjes Islame në vend, pengesave dhe dinamikës së aktivitetit fetar në Shkodër.
 
Aktiviteti është përshëndetur edhe nga H. Fejzi Zaganjori, imam i xhamisë Rus, në fjalën e të cilit është vlerësuar libri dhe shpirti i mesazheve që ai përcjell në 255 faqet e tij.
 
Njëkohësisht ka bërë disa propozime të vyera për Myftininë Shkodër dhe vlerësimin e mëtejshëm të kontributeve të imamëve teologë të Shkodrës dhe botimeve të tyre.
 
Me shumë interes është ndjekur edhe fjala e autorit të librit “Nún Pasha Lapsin…”, Imam Muhamed Sytari. Fillimisht, autori ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e ftesës.
 
Në fjalën e tij ka shpjeguar arsyet e botimit të këtij libri dhe përgjegjësinë që ka drejtimi i një myftinie si ajo e Shkodrës “në një kohë, kur qyteti ka kohë që jeton në mesin e hijeve, intrigave, pengesave dhe një tendence mesjetare për ta mbytur emrin e tij dhe për t’i dhënë një ngjyresë që nuk është e tij”.
 
Në fjalën e tij Myftiu ka thënë se gjatë 23 viteve të fundit, hijet e islamofobisë dhe ekstremizit politik, e kanë dëmtuar jo pak Thirrjen Islame në Shkodër e në mbarë vendin. Por, ai
 
ka theksuar se ka ardhur koha që çdo musliman të dëshmojë fenë e tij pa ndrojtje dhe të jetë shembull pozitiv e ndërtues në shoqëri.
 
Myftiu nuk ka lënë pa përshëndetur edhe të gjithë pararendësit e tij në detyrën e Myftiut të Shkodrës, duke theksuar se secili ka një kontribut, që duhet matur dhe vlerësuar duke njohur dhe spikatur edhe rrethanat e kohës, në të cilën ata shërbyen.

 

             

Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari

Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
 
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari
Promovohet libri “Nún Pasha Lapsin…” nga Muhamed Sytari