Çast
Xhahid Bushati
Natë. Udhëtojmë me avion. Presim agimin
të lind!..
Pas pak zbardh. Sytë bëhen dritare. Nuk
presim dot...
-Mirëmëngjes, tokë e bekuar!
-Mirëmëngjes, aeroport!
Lëvizim. Ngrohtësia të rrethon. Aromë
shkretëtire.
Fjalët janë të pakta. Mirësi e
tejdukshme.
Meka na mbështjell me magjinë e
zakonshme,
Para nesh, zemrat mbërritën te Qabja e
madhnueshme.