Me ftesë të Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe Xhamisë së Klleznës (Ulqin), Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka marrë pjesë mbrëmjen e së shtunës, më 15 shkurt 2014, në Mevludin Sherifë të organizuar këtë mbrëmje të begatë fetare, në Xhaminë e Klleznës (Ulqin). Pas faljes së namazit të jacisë, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës, ceremonia e kësaj mbrëmje fetare ka nisur me shfaqjen e një filmi të shkurtër mbi jetën dhe mesazhin e Profetit Muhammed (a.s), prodhim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Më pas, imami i xhamisë, Senad ef. Maku, ka uruar mirëseardhjen e të pranishëmve të shumtë ...
Lexo më shumë »
Të xhumanë, më 24 janar 2014, Myftiu i Shkodrës ka
mbajtur hytben e radhës nga minberi i xhamisë së
Tophanës. Në qendër të kësaj hytbeje ka qenë nxitja për
mbrojtjen e identitetit islam nëpërmjet thellimit në
modelin e Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata më e madhe që
Zoti i ka bërë njerëzimit.
Myftiu ka folur edhe mbi rëndësinë që ka zgjimi i
vetëdijes islame në ndërgjegjen e muslimanit shqiptar,
për të mos pasur ndrojtje në rrugën e mbrojtjes së
identitetit të tij islam, aq më shumë në këto kohë, kur
– siç ka theksuar Myftiu: “Është shtuar dukshëm dukuria
e islamofobisë dhe një tendencë ...
Me ftesë të Bashkësisë Islame “El-Hidaje”, në St. Gallen
të Zvicrës, gjatë periudhës 17-20 janar 2014, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka marrë pjesë në
aktivitetet e ndryshme fetare, me rastin e përkujtimit
të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s).
Fillimisht, Myftiu është pritur nga Kryetari i B.I.
“El-Hidaje”, z. Qemal Rushiti dhe imami H. Mehas Alija,
me të cilët ka ndarë kënaqësinë e këtyre takimeve, në të
cilët këmbëhen eksperienca dhe forcohen urat e
bashkëpunimit në mesin e muslimanëve shqiptarë. Më këtë
rast, Myftiu i ka dhuruar B.I. “El-Hidaje”, një
kontigjent me botimet ...
Mbrëmjen e së enjtes, më 16 janar 2014, në emisionin
“Hapur”, në Tv1 Channel, ka qenë i ftuar Myftiu i Zonës
Shkodër, Imam Muhamed Sytari, në një bashkëbisedim mbi
jetën dhe misionin e Hz. Muhammedit (a.s).
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit Simon Shkreli,
Myftiu ka folur fillimisht rreth rëndësisë që ka
përkujtimi i lindjes së begatë të Hz. Muhammedit (a.s),
si njeriu profet, vula e vëllezërve të tij profetë, të
cilët u dërguan ndër shekuj, me qëllim përmirësimin e
rrugëtimit të njeriut në këtë jetë, si mëkëmbës i Zotit.
Myftiu ka theksuar se me ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s),
njerëzimi u begatua me...