Asht mbush nata me erën Tande, 
						Ja Resulall-llah...
					Të dashur vëllezër 
										dhe motra,
										 
										Sonte, nëpërmjet këtyre minutave që kam 
										në dispozicion, dua t’ju marr leje dhe 
										përshëndetjen e këtij tubimi shpirtëror, 
										t’ia drejtoj Zotërisë tim, 
										Resulull-llahut (a.s), Hz. Muhammedit 
										(a.s). Dua, që këto fjalë të jenë një 
										dëshmi e dashnisë dhe një deklaratë e 
										besëlidhjes me Zotërinë e bijve të 
										Ademit, Pejgamberin tonë, ma të mirin 
										tonë.
										 
										Ja Resulall-llah, para pak netësh, 
										gjithandej nëpër horizonte, mbizotëronte 
										aroma e salavatit, që melekët e ngarkuar 
										për mbledhjen e tij, si duket po 
										lartësonin drejt qiellit… Ndoshta atë 
										natë, Shkodra ishte mbuluar me pelerinë 
										salavati dhe dëshmonte shpirtin e saj 
										besnik ndaj dashnisë tande…
										 
										Në ato momente, u ula të shkruaj ca 
										fjalë zemre, nëpërmjet të cilave, pata 
										dëshirë të të kujtoj dhe të them, se je 
										qetësim i natës, dritësim i ditës, 
										paqtim i zemrës e udhërrëfyes në 
										labirinthet e hirta të realiteteve me 
										hije…
										 
										Asht mbush nata me erën Tande, Ja 
										Resulall-llah... Kudo, nga çdo cep i 
										horizonteve ndjehet gumëzhitje zërash, 
										që me salavate në zemër madhërojnë Zotin 
										për shfaqjen Tënde, si kurorë lavdi, në 
										rrugëtime shekujsh...
										 
										Zot i Madh, falemnderit që na i bane 
										zemrat tona me pasë mall për Zotninë e 
										bijve të Ademit… se.., çfarë kuptimi do 
										të kishte zemra pa prekjen e mallit 
										Tand, ja Resulall-llah..?! Çfarë kuptimi 
										do të kishte agimi dhe perëndimi, pa 
										dritën e emrit Tand, që si diell 
										udhëzimi, lëshon mbi ne rreze të 
										Dashnisë Hyjnore, me të cilën u dërgove, 
										o ma i miri i robëve të Zotit… Ja 
										Resulall-llah...
										 
										Asht mbush nata me erën Tande, o i 
										Dërguar i All-llahut... E zemra, në 
										dritare të pritjes së këtij muaj, si 
										fëmijë i vetmuar, me emrin Tënd në 
										thellësitë e saj, meket në Dritën e 
										përmendjes së Emrit Muhammed ibni 
										Abdil-lah… Ja Resulall-llah...
										 
										Tash, më lejo, Zotëria im, ta jap sërish 
										besën, përpara ketyre burra e gra, të 
										rinj e të reja, që si unë, të duan e do 
										të dëshironin të ishin prezent, në ato 
										momente të fundit të jetës, kur i 
										rrethuar nga sytë e përlotur të sabëve 
										të tu, ti, Zotëria i jonë, buzëqeshe, 
										vështrove në thellësitë e secilit dhe 
										mendove edhe për ne… Me zanin që të 
										dridhej, ua le amanet: "…pastaj jepini 
										selam prej meje vëllezërve tuaj që 
										munguan dhe kujtdo që do të hyjë në fenë 
										tuaj pas
										 
										meje. Ju dëshmoj se unë u jap selam 
										atyre dhe kujtdo që do të më ndjekë në 
										fenë time nga kjo ditë e deri në ditën e 
										kijametit"[1].
										 
										Dhe unë, Sejjidi, në këto momente 
										besëlidhje, nuk do bëj asgja tjetër, 
										vetëm se do të them: Ve alejkes-selam ja 
										Resulall-llah... Falemnderit dhe mirë u 
										pjekshim në jetën e përtejme... Dhe, do 
										të ftoj të pranishmit, të dashurit e tu, 
										që selamin ta kthejnë me salavate 
										dashnie e bese... Salavat...
										 
										
Muhamed 
										Sytari
										15 janar 2014
										 
										
										
										[1] Transmetuar 
										nga Bezzari, nga Abdull- llah ibni 
										Mes'udi (r.a).
										
|  | 

