“Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata
më e madhe që Zoti i ka bërë njerëzimit!”

Të xhumanë, më 24 janar 2014, Myftiu i Shkodrës ka mbajtur hytben e radhës nga minberi i xhamisë së Tophanës. Në qendër të kësaj hytbeje ka qenë nxitja për mbrojtjen e identitetit islam nëpërmjet thellimit në modelin e Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë njerëzimit.
 
Myftiu ka folur edhe mbi rëndësinë që ka zgjimi i vetëdijes islame në ndërgjegjen e muslimanit shqiptar, për të mos pasur ndrojtje në rrugën e mbrojtjes së identitetit të tij islam, aq më shumë në këto kohë, kur – siç ka theksuar Myftiu: “Është shtuar dukshëm dukuria e islamofobisë dhe një tendencë e çmendur për të abuzuar me historinë e identitetit fetar të shqiptarëve. Në të gjitha trojet tona, po shohim sot, një luftë të fëlliqtë mediatike dhe politike, në rrugën e devijimit të përkatësisë fetare të shqiptarëve dhe një abuzim të ulët ndaj Islamit dhe shpirtit të tij.
 
Ne, si muslimanë, kemi respekt dhe nderim për të gjithë besimtarët dhe përkatësinë e tyre fetare, por në asnjë mënyrë nuk mund të tolerojmë këtë propagandë idhujtare e pagane, që po abuzon me realitetin e shpirtit dhe besimit të shqiptarëve. Ne jemi muslimanë dhe nuk mund ta shesim as ta ndërrojmë fenë tonë për asnjeri në botë!”.
 
Në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu ka hedhur dritë mbi shembullin e Hz. Muhammedit (a.s) në marrëdhëniet e tij me brezin e ri, duke iu referuar argumenteve të shumta që prezantojnë modelin më të mirë të një prindi shembullor, një gjyshi të mëshirshëm e një burri të madh, që diti të vendosë të drejtat e gjithkujt në vendin e duhur.

 

“Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë njerëzimit!”
“Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë njerëzimit!”
“Hz. Muhammedit (a.s), si dhurata më e madhe që Zoti i ka bërë njerëzimit!”