Emisioni “Hapur” në Tv1,
mbi jetën e Hz. Muhammedit (a.s)
Mbrëmjen e së enjtes,
më 16 janar 2014, në emisionin “Hapur”,
në Tv1 Channel, ka qenë i ftuar Myftiu i
Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, në
një bashkëbisedim mbi jetën dhe misionin
e Hz. Muhammedit (a.s).
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit
Simon Shkreli, Myftiu ka folur
fillimisht rreth rëndësisë që ka
përkujtimi i lindjes së begatë të Hz.
Muhammedit (a.s), si njeriu profet, vula
e vëllezërve të tij profetë, të cilët u
dërguan ndër shekuj, me qëllim
përmirësimin e rrugëtimit të njeriut në
këtë jetë, si mëkëmbës i Zotit.
Myftiu ka theksuar se me ardhjen e Hz.
Muhammedit (a.s), njerëzimi u begatua me
shpalljen e fundit dhe mbylljen e
dërgesave hyjnore, duke u bërë profeti i
parë dhe i vetëm me mision global, jo
thjesht për një popull a një fis.
Gjatë këtij emisioni është folur edhe
mbi rëndësinë që kanë mësimet e Profetit
Muhammed (a.s) për njerëzit e kësaj
kohe, sidomos pas shfaqjes së degradimit
të moralit të besimit, mirëkuptimit dhe
respektit të njeriut për vëllanë e tij
njeri.
Myftiu i është përgjigjur edhe pyetjeve
të ndryshme të ardhura në lidhje me
temën dhe me përmbajtjen e saj, duke
vënë theksin te rëndësia e mirëkuptimit
të koncepteve islame dhe largimin nga
keqinterpretimet që shkaktojnë devijim
dhe sjellje të papranueshme nga vetë
feja.
Në përfundim të këtij bashkëbisedimi
Myftiu ka uruar që njerëzia dhe
shqiptarët në mesin e tyre, të kthehen
me zemër e pastërti nga besimi, duke
vlerësuar Fjalën e Zoti dhe duke jetuar
në paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin,
pavarësisht diversitetit.