Ndërfetare, "Familja dhe rinia
përballë sfidave të modernitetit"

“Familja dhe rinia përballë sfidave të modernitetit” ishte tema rreth të cilës komunitetet fetare të Shkodrës organizuan një konferencë ndërfetare, ditën e mërkurë, më 13 maj 2015, në kinema “Millennium”, ku referues ishinpërfaqësues të tre komuniteteve fetare të Shkodrës.

Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe Myftinia Shkodër, iu drejtuan besimtarëve të tyre mbi këtë temë sa delikate aq edhe të domosdoshme për periudhën në të cilën jetojmë, ku familja kërcënohet vazhdimisht nga faktorë të cilët i dikton koha, e që marrin përkufizimin e periudhës moderne në të cilën jetojmë.

Krahas shumë besimtarëve, intelektualëve nga tre komunitetet fetare, merrnin pjesë edhe drejtues fetarë, përfaqësues të pushtetit lokal etj.

Përshëndetën këtë takim ndërfetar Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse Shkodër, Imzot Angelo Massafra, arqipeshkv Shkodër-Pult si dhe teologu Arben Halluni, përfaqësues i Myftinisë Shkodër, i cili lexoi përshëndetjen e Myftiut të Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari.

Më pas, Atë Nikolla Petani, Dom Marian Gega dhe Imam Lavdrim Hamja, ligjëruan rreth temës së kësaj konference, duke hedhur dritë mbi vlerat e rinisë dhe familjes, si dhe ruajtjes së duhur që duhet treguar përballë sfidave të ndryshme të kohës.

Takimi u shoqërua edhe me recitime poetike nga aktori i mirënjohur shkodran, Agron Dizdari, si dhe nga Paulin Ujkaj.

Siç u premtua nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shkodrës takime të tilla ndërfetare për tematika të ndryshme sociale dhe kulturore do të vijojnë edhe në të ardhmen më qëllim parandalimin e fenemoneve negative më të cilat përballen shoqëritë e ndryshme.

Ndërfetare, “Familja dhe rinia përballë sfidave të modernitetit