“Mexhlisi i Hadithit”, në përkujtim të misionit të Hz. Muhammedit (a.s)

Pasditën e së shtunës, më 3 janar 2015, në ditën e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hazreti Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet fetar, me temë: “Mexhlisi i Hadithit”.
 
Pas faljes së namazit të iqindisë, imamët e nderuar dhe xhemati pjesëmarrës, janë rreshtuar, në një tubim diturie, ku janë lexuar rreth pesëdhjetë hadithe të Profetit Muhammed (a.s), me komente dhe shpjegime të goditura, në funksion të kuptimit dhe mësimit të tyre nga të pranishmit.
 
Gjatë këtij aktiviteti, imamët e nderuar: Durim Kasemi, Naim Drijaj, Hysen Muça, Ademir Xama, Ervil Kuçi, Lavdrim Hamja, Fejzi Zaganjori, Mithat Myftija, Arben Halluni, si dhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kanë lexuar dhe komentuar hadithe të ndryshme, nga përmbledhja e Imam Sujutit: “El-Xhamius-sagir”.
 
Aktiviteti është ndërthurrur edhe me këndimin e disa ilahive të bukura nga H. Sami Muçej, i cili, përtej moshës së thyer, ka qenë i pranishëm në këtë pasdite të begatë, me zërin dhe emocionet e tij.
 
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z, Maxhid Cungu dhe Drejtori i Zyrës së Kulturës në KMSh, z, Genti Kruja.
 
Në fund të këtij tubimi, për të pranishmit është shpërndarë broshura me titull: “Çfarë përfitoi bota me ardhjen e Hz. Muhammedit (a.s)”, përgatitur nga Imam Muhamed Sytari, me rastin e Mevludit të sivjetëshëm.