Xhamia Dudas, nisi përkujtimi i Mevludit Sherifë
24 dhjetor 2015
Pasdrekën e së 
										enjtes, më 24 dhjetor 2015, Myftinia 
										Shkodër nisi serinë e aktiviteteve të 
										larmishme, në kuadër të përkujtimit të 
										përvitshëm të Lindjes së Begatë të Hz. 
										Muhammedit (a.s), misionit dhe traditave 
										të tij.
										
										Pas faljes së namazit të iqindisë me 
										xhemat, aktiviteti nisi me këndimin e 
										një pjese kur'anore nga imami i kësaj 
										xhamie, H. Nadi Braqi.
										
										Në vijim, fjalën e rastit e mbajti 
										teologu Arben Halluni, ku u ndal te 
										rëndësia e madhe që ka tubimi i njerëzve 
										për të përkujtuar ardhjen në këtë botë 
										të Vulës së të dërguarve të All-llahut, 
										Hz. Muhammedit (a.s). Ai tha se njerëzit 
										e kanë harruar vlerën e përkujtimit të 
										kësaj ngjarjeje të madhe për njerëzimin, 
										kanë harruar vetë të dërguarin e 
										All-llahut (a.s), mësimet dhe udhëzimin 
										e tij. Prandaj, ka shumë rëndësi të 
										organizohen sa më shumë manifestime të 
										tilla plot vlerë.
										
										Më pas, fjalën e mori Imam Muhamed B. 
										Sytari, Myfti i Shkodrës, i cili tërhoqi 
										vëmendjen e të pranishëmve drejt 
										begatisë, me të cilën u mbulua kjo botë 
										nga momenti i ardhjes në jetë i Hz. 
										Muhammedit (a.s).
										
										Myftiu tha se gëzimin e lindjes dhe 
										ardhjes së Hz. Muhammedit (a.s) në këtë 
										botë e sinjalizuan edhe profetë të 
										shkuar, si Hz. Ibrahimi (a.s) dhe Hz. 
										Isai (a.s), për të cilët bën fjalë edhe 
										Kur'ani.
										
										Ai kërkoi nga të pranishmit që ta 
										përhapin kudo hadithin, mësimet e 
										profetit (a.s), udhëzimin e tij, 
										traditat e përkushtimin e tij të madh, 
										që të përhapet sa më shumë në shoqëri.
										
										Njëkohësisht theksoi se lindja e Hz. 
										Muhammedit (a.s) nuk ishte e zakonshme, 
										sikurse edhe vegjëlia, ku përkujdesja 
										hyjnore ndaj tij ishte e madhe, sikurse 
										përmendet edhe në suren "El-Inshirah", 
										por edhe në hadithe të shumta.
										
										Programi vijoi me këndimin e disa 
										ilahive të bukura të përzgjedhura nga H. 
										Vehbi Dani, Hafiz Shukri Kapllan, H. 
										Sami Muçej dhe z. Ismet Unaza.Aktiviteti 
										u mbyll me fjalën e teologut Lavdrim 
										Hamja, i cili theksoi se këto tubime 
										janë të begata dhe se muslimanët janë të 
										ftuar ta përkujtojnë sa më shumë të 
										dërguarin e tyre, me lexime, studime, 
										analiza e prezantime të vazhdueshme, ku 
										përherë mësojmë njohuri të reja.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)
_small.jpg)



