Misioni universal i Hz. Muhammedit (a.s)
në Tv1 Channel
09 janar 2015
Ditën e xhuma, më 9
janar 2015, nëpërmjet ekranit të Tv1
Channel, Myftinia Shkodër organizoi një
bashkëbisedim fetar, ku pyetjeve të
përgatitura nga teologu Arben Halluni,
iu përgjigj thirrësi islam Lavdrim
Hamja.
Në qendër të këtij emisioni special
ishte përkujtimi i dërgesës profetike të
Hz. Muhammedit (a.s), misionit dhe
porosive të tij për njerëzimin.
Thirrësi islam, Hamja foli për rëndësinë
e përkujtimit të Lindjes së Hz.
Muhammedit (a.s) dhe aktivitet që po
zhvillon Myftinia Shkodër, në kuadër të
përkujtimit të kësaj dite të shënuar, jo
vetëm për besimtarët, por për mbarë
njerëzimin, duke ditur se profeti
Muhammed (a.s) u dërguar mëshirë për
mbarët botët, siç thotë edhe Zoti
(xh.sh) në Kur'an: "Ne, nuk të dërguam
ty (o Muhammed), veçse mëshirë për mbarë
botët”.
Pyetjes se, çfarë do të thotë:
“Muhammedi (a.s), mëshirë e dhuruar për
gjithësinë”, thirrësi islam Lavdrim
Hamja iu përgjigj, se me ardhjen e
Pejgamberit (a.s), bota u ndriçua, sepse
e nxori njerëzimin nga errësira e
adhurimit të idhujve të pajetë, për tek
drita e adhurimit të një Zoti të vetëm.
U mësoi njerëzve moralin e bukur dhe
fisnik. I largoi nga veset e ulëta
shtazore, imoralitetit, dhunës, vrasjes
etj.
Ai theksoi, se pasimi i profetit
Muhammed (a.s) konsiston në pasimin e
tij në moralin e bukur dhe virtytet e
larta, sepse në këtë mënyrë quhem pasues
të denjë të tij.
Ndërsa, pyetjes se si i komenton
ngjarjet terroriste të ndodhura së
fundmi në Francë? Thirrësi islam Hamja,
iu përgjigj se Islami dënon çdo akt
dhune prej kujtdo qoftë, veçanërisht
dhunës në emër të fesë. Ndërkohë, ai
theksoi se liria e fjalës nuk duhet të
përdhosë figurën dhe dinjitetin e askujt
në botë, sepse liria e njeriut përfundon
tek cënimi i lirisë së tjetrit.