Bashkëbisedim me temë: 
						“Përse kjo frikë nga Islami?”
					10 janar 2015
Paraditën e së 
										shtunës, më 10 janar 2015, në një 
										ambient të ngrohtë intelektual, në mesin 
										e teologëve, imamëve, intelektualëve dhe 
										aktivistëve të Myftinisë Shkodër, është 
										organizuar promovimi i dy botimeve të 
										reja me titull: “Përse kjo frikë nga 
										Islami?”, nga Dr. Muhammed Said Ramadan 
										El-Buti dhe Xheudet Said, si dhe: 
										“Reformatori i madh Umer ibn 
										Abdulazizi”, nga Dr. Jusuf El-Karadavi.
										 
										Në fjalën e tij hapëse, teologu Arben 
										Halluni, ka theksuar se në atmosferën e 
										ngrohtë të Muajit të Begatë, në të cilin 
										përkujtohet Lindja e Hz. Muhammedit 
										(a.s) dhe vitit jubilar të 25 vjetorit 
										të lirisë së besimit, vjen dhe ky 
										aktivitet, që përkon edhe me daljen në 
										qarkullim të dy botimeve të reja të 
										Myftinisë Shkodër.
										 
										Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, 
										në fjalën e tij, ka thënë se realitetet 
										me të cilat po përballet njerëzimi, në 
										çdo cep të botës, dëshmon për dhunë, 
										terror, vrasje të njerëzve të pafajshëm, 
										varfëri e skamje, uri e islamofobi, për 
										të cilën ne nuk jemi të kënaqur dhe 
										lutemi për qartësimin dhe shërimin e 
										saj.
										 
										Njëkohësisht, Myftiu i është referuar 
										edhe ndodhive të ditëve të fundit në 
										Francë, ku ka përmendur se qëndrimi i 
										institucionit të muslimanëve shqiptar 
										(KMSh) ka qenë shumë korrekt dhe i 
										menjëhershëm, duke dënuar çdo lloj 
										shfaqje të terrorit, pavarësisht 
										situatave dhe shkaqeve, që mbeten objekt 
										debati e komentesh, jashtë këtij takimi.
										 
										Në këtë situatë, - ka vazhduar Myftiu, 
										ku një valë islamofobe, duket se ka 
										nisur të përfshijë Evropën e cepa të 
										ndryshëm të botës, përfshi edhe vendin 
										tonë, ku jemi befasuar edhe me shkrime 
										dhe deklarata, që do t’i kishte zili 
										edhe Marksi, detyra e jonë është që të 
										dëshmojmë besimin dhe kulturën tonë 
										islame, në jetën e përditshme, si 
										përçues të denjë të mësimeve të Kur’anit 
										dhe traditave të Hz. Muhammedit (a.s). 
										Këto mësime nuk janë ato, për të cilat 
										flitet dhe dëgjohet sot, edhe nga qarqe 
										intelektuale, që u mungon njohuria e 
										duhur dhe thellimi në këto çështje.
										 
										Myftiu ka folur edhe për shqetësimin e 
										tij, të cilin ia ka ngritur edhe 
										Kryetarit të Bashkisë Shkodër, për mos 
										respektimin e ekuilibrave fetarë në 
										Shkodër, ku sërish ka përmendur edhe 
										provokimin fetar të ndodhur me 26 
										dhjetor 2014 në xhaminë e Sulltan Mehmet 
										Fatihut, në kalanë e Shkodrës.
										 
										Ndërkohë në fjalën e tij, thirrësi islam 
										Lavdrim Hamja, pasi ka falënderuar të 
										pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, ka 
										hedhur dritë mbi dy botimet e tij të 
										fundit dhe është ndalur te shpjegimi i 
										konceptit të kalifit në Islam.
										 
										Ai është ndalur më konkretisht te modeli 
										i reformatorit dhe prijësit të madh 
										islam, Umer ibn Abdulaziz, që 
										konsiderohet si një udhëheqës i drejtë, 
										i ndershëm, largpamës dhe asket, në 
										ditët e të cilit, kalifati islam arriti 
										mirëqenie të madhe dhe drejtësi të 
										pashembullt, sidomos me jomuslimanët, të 
										drejtat e të cilëve ishin të garantuara 
										dhe të mbrojtura me ligje konkrete.
										 
										Aktiviteti ka vijuar edhe me biseda të 
										shumta dhe ndërhyrje, që kanë nxjerrë në 
										pah rëndësinë e këtyre botimeve dhe 
										nevojën e angazhimit për të punuar sa më 
										shumë në rrugën e përhapjes së mësimëve 
										të Kur’anit dhe traditave profetike në 
										realitetet shqiptare.
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 

