Oblikë, tubim fetar
në atmosferën e Tre Muajve të Mirë
09 maj 2015
Paraditën e së
dielës, më 10 maj 2015, në xhaminë e
fshatit Oblikë, u organizua një tribunë
fetare, në kuadër të përkujtimit të
misionit hyjnor me të cilin u dërgua Hz.
Muhammedi (a.s) dhe në atmosferën e Tre
Muajve të Mirë.
Aktiviteti nisi me fjalën e imamit të
xhamisë Oblikë, z. Ridvan Luzaku, i cili
vlerësoi tubimin e besimtarëve të kësaj
xhamie, si shenjë besimi dhe përmallimi
për mësimet e Islamit dhe mesazhet e
tij.
Më pas, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed
Sytari, foli mbi rëndësinë e përkujtimit
të personalitetit të Hz. Muhammedit
(a.s), si shtysë besimi, sidomos për
brezin e ri, për t'u afruar përherë e më
shumë me udhëzimin e tij dhe shembullin
e përsosur, me të cilin u dërgua.
Myftiu theksoi se në realitetet e këtyre
ditëve, është me shumë rëndësi të
dëshmohet besimi dhe përkatësia e tij,
si një dëshmi e shenjtë, e paprekshme
dhe që nuk pranon asnjë tolerancë ndaj
kujtdo, që përpiqet të prekë thelbin e
saj me qëllime jo të mira.
Ai përmendi shembullin e Hz. Ibrahimit
(a.s), si modeli i qëndrueshmërisë në
besimi dhe mospërkuljes, as para
vdekjes, në rrugën e shërbimit ndaj fesë
së All-llahut dhe udhëzimit të tij.
Aktiviteti pasoi me këndimin e disa
ilahive të bukura dhe pjesëve të
"Mevludit", nga Hafiz Shukri Kapllan, H.
Vehbi Dani dhe H. Sami Muçej dhe z.
Nexhmi Guri.
Me këndimin e ezanit të mesditës, të
pranishmit kryen edhe faljen e namazit
me xhemat dhe këmbyen lutjet dhe urimet
me rastin e këtij tubimi vlerash.