Myftiu inspektoi punimet
për xhaminë e fshatit Kullaj
02 tetor 2015
Ditën e xhuma, më 2
tetor 2015, pas faljes së xhumasë,
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari, ka zhvilluar një inspektim për
të parë nga afër punimet që po kryhen
për xhaminë e re në fshatin Kullaj.
Myftiu u shpreh se punimet për këtë
xhami të re, kanë tejkaluar shumë
pritshmëri, pasi ajo po kthehet në një
kala besimi dhe një objekt i
mrekullueshëm, që do të tregohet me
gisht, në mesin e xhamive të shumta të
Shkodrës.
Gjatë këtij inspektimi u panë nga afër
punimet në brendësi të objektit, ku
spikat hapësira e bollshme e objektit,
dritaret e shumta, forma interesante e
mihrabit dhe minberi i përfshirë në një
prej cepave të saj, si dhe anekset
plotësuese të tij, që do të shërbejnë
për mësimin e fëmijëve të këtij fshati.
Në këtë vizitë, Myftiu shoqërohej edhe
nga pjesëtarët e stafit të tij, z.
Lavdrim Hamja, Ervil Kuçi, Besmir
Selmani si dhe nga z. Altin Shabaj,
administratori i ri i komunës Postribë.