All-llahut i ankohemi për vakëfin tonë në Zdralej!
29 prill 2014 - Shkodër
Vonesat dhe mos
realizimi i ndërhyrjes së lajmëruar
zyrtarisht nga INUV-Bashkia Shkodër për
ndërhyrjen e shembjes së një objekti pa
leje në pronën e Myftinisë Shkodër në
Zdralej, ditën e martë, më 29 prill
2014, është e dështimi i radhës i INUV
në raport me detyrimin që ka ndaj
Myftinisë Shkodër.
Ndonëse ishim lajmëruar me shkresë
zyrtare nga INUV- Bashkia Shkodër, për
ndërhyrjen që do të bëhej sot për
prishjen e këtij objekti të paligjshëm
në tokën tonë vakëf, në Zdralej,
ndërhyrja nuk u bë. Përfaqësuesit e
Bashkisë, thonë se nuk i ka mbërritur
lajmërimi personit uzurpues, që prej
vitesh mban peng truallin e Myftinisë
Shkodër, duke shkaktuar dëme ekonomike
për mosmundësimin e shfrytëzimit tonë të
vakëfit të shenjtë.
Mirëpo, prej informacioneve të sakta që
kemi, personi në fjalë, gjatë kësaj jave
është ankuar edhe në Komunitetin
Mysliman të Shqipërisë, por edhe në vetë
zyrat e Bashkisë Shkodër!?
Pyetja që shtrojmë është: Kur
konsiderohet i lajmëruar ky person, që
na ka mbajtur peng vakëfin e shenjtë,
edhe me ndihmën e disa deputetëve dhe
ndërhyrjeve politike, të njëjtat që na
kanë mbajtur peng edhe vakëfin në Zogaj?
Për informacionin e të interesuarve, kjo
godinë duhej të ishte prishur që në
vitin 2005, por për ndërhyrjet e ulëta
të politikës në Shkodër, vakëfi ynë u
mbajt peng për 9 vite!
All-llahut i ankohemi për vakëfin tonë,
Atij i ankohemi për të gjithë ata që u
bënë shkak që zaptimi i vakëfit të
vazhdonte deri në këtë kohë!