Shtrohet tapeti i ri i xhamisë së Tophanës

Ditën e shtunë, më 14 mars 2015, nën drejtimin e imamit të xhamisë Tophanë, z. Hysejn Muça, është bërë shtrimi i tapetit të ri të xhamisë. Tashmë, nga dita e sotme, besimtarët frekuentues të kësaj xhamie, do të kenë mundësinë të falen në kushte më të mira, duke iu gëzuar njëkohësisht edhe bamirësisë së njërit prej besimtarëve të saj, që u bë shkak për këtë mirësi.
           
Ditën e sotme, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi një inspektim, për të parë nga afër shtrimin e tapetit të ri në xhaminë e Tophanës. Myftiu nuk la pa falënderuar vëllaun e nderuar Ensar Bekteshi, që kontribuoi nga pasuria e tij dhe e familjes së tij për të zbukuruar këtë xhami.

Myftiu tha se shembujt e kësaj bamirësie duhen përhapur sa më shumë, që qytetarët e Shkodrës të mos harrojnë se në themelet e qytetarisë së tyre islame qëndron edhe kontributi për shtëpitë e All-llahut.
           
Myftiu falënderoi edhe gatishmërinë dhe punën e mirë të imamit të kësaj xhamie dhe këshillit të saj në shërbim të xhamisë dhe ruajtjes së vlerave më të mira që ajo përcjell ditë pas dite në komunitet.
                       
Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e saj për këtë bamirësi të z. Ensar Bekteshi dhe fton besimtarët dhe qytetarët e saj të kontribuojnë për pasurimin e mëtejshëm të xhamive të Shkodrës.

 


 Shtrohet tapeti i ri i xhamisë së Tophanës 
 Shtrohet tapeti i ri i xhamisë së Tophanës 
 Shtrohet tapeti i ri i xhamisë së Tophanës 
 Shtrohet tapeti i ri i xhamisë së Tophanës