Hidhen themelet për xhaminë e re në Kullaj

Paraditën e së shtunës, më 11 prill 2015, nisën punimet për themelet e xhamisë së re në fshatin Kullaj, komuna Postribë. Ceremonia u përshëndet fillimisht nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, që shfrytëzoi rastin për të theksuar bashkëpunimin e frutshëm dhe të vyer të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”, pjesë e të cilit është edhe ndërtimi i xhamisë së re në Kullaj.
 
Myftiu tha se përtej rrënimit të xhamive dhe vlerave islame nga sistemi i çmendur ateist dhe pasuesit e tij, Drita e Zotit nuk u shua asnjëherë në zemrat dhe shpresat e muslimanëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë. Ai tha se Islami po lulëzon dhe ndërtimi a rindërtimi i xhamive në Shkodër dhe në çdo cep të Shqipërisë, është tregues i nevojës që kanë besimtarët për objekte kulti të reja për kryerjen e faljeve dhe ritualeve të ndryshme në kushte të përshtatshme e bashkëkohore.
 
Kryetari i Komunës Postribë, z. Faz Shabaj, pasi uroi besimtarët e fshatit Kullaj për këtë sihariq, vlerësoi punën e Myftinisë Shkodër dhe Fondacionit “Mirësia” në drejtim të pajisjes së besimtarëve me xhami dhe qendra të reja islame, ku ata edukohen me besimin dhe vlerat e kulturës islame. Ndërsa drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, uroi që punimet e nisura sot, të kenë mbarësinë e Zotit dhe të përfundojnë me sukses. Ai shprehu falënderimet e tij për donatorët, një familje e nderuar kuvajtiane, sikurse përmendi me nderim bashkëpunimin me Myftininë Shkodër dhe komunën e Postribës.
 
Në shoqërinë e tekbireve, u bë edhe hedhja simbolike e gurit të themelit për xhaminë e re të fshatit Kullaj.