Në rrugë të mbarë dy xhami të reja
në qytetin e Shkodrës
20 gusht 2014
Paraditën e së
mërkurës, më 20 gusht 2014, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka
zhvilluar një inspektim në terren, për
të parë nga afër ecurinë e ndërtimit të
dy xhamive të reja, në lagjen Dudas dhe
tek vakëfi i Shaban Efendisë.
Gjatë këtij inspektimi, Myftiu ka
ndjekur nga afër ecurinë e ndërtimit të
dy xhamive të reja, që ditë pas dite po
marrin formën e tyre më të mirë, duke e
zbukuruar qytetin e Shkodrës edhe me dy
xhami të denja për lagjet e saj dhe
besimtarët e këtyre zonave, që presin me
gëzim ditën e inaugurimit të tyre.
Myftinia Shkodër, në projektet e saj, po
punon që në çdo lagje muslimane të
Shkodrës, të ketë një xhami të
përshtatshme për besimtarët dhe
praktikantët e shumtë, që kërkojnë prej
vitesh pajisjen me xhami bashkëkohore,
që t’i përgjigjen jo vetëm nevojës për
një ambient, ku kryhen adhurimet, por
xhami të pajisura edhe me klasa për
mësimin e fëmijëve, ambiente kulturore,
salla ligjëratash, ambiente tregtare
etj.
Xhamia e re në lagjen Dudas po
ndërtohet, falë bashkëpunimit të
Myftinisë Shkodër me Fondacionin
“Mirësia”, ndërsa xhamia te vakëfi i
Shaban Efendisë është pjesë e
protokollit të bashkëpunimit me AIITC,
Tiranë.