Xhamia te Ura e Bunës, drejt përfundimit
22 dhjetor 2014
Ditën e hënë, më 22
dhjetor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, ka zhvilluar një
inspektim të gjendjes së punimeve për
ndërtimin e xhamisë së re te Ura e
Bunës.
Punimet e kësaj xhamie kanë arritur në
një fazë të dëshiruar, ku tashmë forma e
objektit është më evidente dhe treguese
e një faltoreje të shumëpritur për krejt
komunitetin dhe Myftininë Shkodër.
Myftiu ka vlerësuar sërish se rindërtimi
i xhamive në vendet, ku ato ekzistonin
para shkatërrimit në vitin 1967, është
një domosdoshmëri për rikthimin e
Shkodrës në origjinën e vet shpirtërore.
Myftiu theksoi se edhe në këtë vend ka
pasur përherë një xhami, që thërriste
besimtarët e kësaj zone drejt
identitetit të tyre fetar dhe angazhimit
me Dritën e Kur’anit dhe Fjalët e Hz.
Muhammedit (a.s).
Tashmë, që xhamia po ndërtohet dhe
minareja e saj e bukur bën shenjë nga
çdo cep i Shkodrës, amaneti i shekujve
duket se po shkon në vendin e tij, falë
mbarësisë me të cilën All-llahu ka
begatuar punën dhe angazhimin e
bamirësve muslimanë shkodranë, që në
koordinim me Myftininë Shkodër, kanë
realizuar dhe po realizojnë vepra të
bukura dhe të dobishme për komunitetin,
si kjo xhami e re dhe e bukur.
Myftiu ka falënderuar kontributin e
biznesmenit Gani Kryeziu, i cili është
angazhuar për ta ndërtuar këtë xhami nga
pasuria e tij, në shenjë përkushtimi
ndaj besimit dhe fesë islame.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër lutet për
mbarësinë dhe suksesin e të gjithë atyre
besimtarëve të ndërgjegjshëm për
rëndësinë e kontributit në rrugën e
ringjalljes së fesë islame në Shkodër
dhe përtej saj.
Myftinia Shkodër nxit afrimin e
kontributeve të biznesmenëve dhe
besimtarëve muslimanë, në rrugën e
gjallërimit të mëtejshëm të jetës fetare
dhe infrastrukturës së besimit dhe fesë
islame në qytetin e Shkodrës.