Inspektohet xhamia e re në lagjen Dudas
04 mars 2015
Paraditën e së
mërkurës, më 4 mars 2015, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në
një takim të përzemërt e vëllazëror,
Drejtorin e Fondacionit “Mirësia”, z.
Korab Kaja.
Gjatë takimit, Myftiu ka falënderuar
angazhimin dhe kontributin e vyer të
Fondacionit “Mirësia” në drejtim të
ndërtimit dhe rindërtimit të xhamive të
reja në qytete të ndryshme të vendit,
sidomos në Shkodër, duke mundësuar një
infrastrukturë bashkëkohore për kryerjen
e adhurimeve për besimtarët muslimanë.
Ndërkohë, z. Korab Kaja, ka konfirmuar
edhe një herë vullnetin e mirë të
Fondacionit që drejton, në vazhdim të
bashkëpunimit të frytshëm me Myftininë
Shkodër, me qëllim ndërtimin e xhamive
të reja, sipas kërkesave konkrete.
Pas takimit, është zhvilluar edhe një
inspektim në terren, për të parë nga
afër xhaminë e re që po ndërtohet në
lagjen Dudas, punimet e së cilës kanë
mbërritur në fazën përfundimtare të
tyre.
Vlen të theksohet se xhamia e re në
lagjen Dudas, po ndërtohet në tokën e
vjetër vakëf, thuajse në të njëjtin vend
ku ka ekzistuar edhe xhamia e mëparshme,
e prishur në periudhën e errët të
sistemit komunist.
Xhamia e re në lagjen Dudas, do të
plotësojë më së miri nevojat e
besimtarëve të kësaj lagjeje të vjetër
muslimane, për kryerjen e adhurimeve dhe
mësimin e fëmijëve me rregullat dhe
moralin e fesë islame.