U inaugurua xhamia e re në fshatin Domën

Paraditën e së shtunës, më 15 nëntor 2014, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Domën, komuna Postribë.

Fillimisht, ceremonia u përshëndet nga Myftiu i Shkodës, Imam Muhamed Sytari, i cili e vlerësoi këtë ditë si një ditë bajrami për zemrat e besimtarëve domnorë, që me shumë durim e kanë pritur këtë ditë për të gëzuar xhaminë e re. Ai tha se në prag të përkujtimit të 24 vjetorit të rihapjes së xhamisë parë pas viteve të errëta të komunizmit, inaugurimi i kësaj xhamie vjen në kohën e duhur.

Një përshëndetje e përzemërt ishte edhe ajo e mbajtur nga Kryetari i Komunës Postribë, z. Faz Shabaj, që shprehu mirënjohjen e tij për Myftininë Shkodër dhe Fondacionin 'Mirësia", për realizimin e këtij projekti të dobishëm për këtë fshat.

Drejtori i Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja, në fjalën e mbajtur para të pranishëmve, falënderoi donatorin saudit, për të cilin tha se edhe pse nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë, ka kontribuar që të ngrihet ky objekt kulti në këtë tokë, me qëllim ndihmën dhe solidaritetin me besimtarët e këtij vend.

Imami i xhamisë Domën, z. Smajl Braqi, falënderoi të gjithë kontribuuesit, që mundësuan së bashku arritjen e kësaj dite të gëzuar, në të cilën fshatin Domën pajiset me xhaminë e shumëpritur.

Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e saj për Fondacionin "Mirësia" dhe drejtorin e tij, z. Korab Kaja, për mbështetjen financiare në ndërtimin e kësaj xhamie të re e të bukur.