Inspektohen punimet
në xhaminë e kalasë së Drishtit

Ditën e mërkurë, më 18 shkurt 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një inspektim për të para në terren punimet që po zhvillohen për meremetimin e xhamisë së vjetër të kalasë së Drishtit.

Në fakt, kishte kohë që besimtarët e kalasë së Drishtit ishin ankuar pranë Myftinisë Shkodër për gjendjen e amortizuar të xhamisë së tyre dhe nevojën e menjëhershme për të ndërhyrë me qëllim meremetimin e xhamisë dhe sistemimin e vakëfit përreth saj.

Falë Zotit, u bë e mundur sigurimi i fondeve të mjaftueshme për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje të domosdoshme për këtë xhami të vjetër dhe funksionale.

Bashkëpunimi i frytshëm i Myftinisë Shkodër me shoqatën “Istanbul”, mundësoi nisjen e punimeve dhe afrimin e përfundimit të tyre, në rrugën e realizimit të qëllimit për t’i kthyer xhamisë gjallërinë e saj dhe besimtarëve objektin e tyre shekullor, me një fytyrë të re dhe me kushte të përshtatshme e bashkëkohore.Gjatë inspektimit të punimeve, Myftiu ka përgëzuar grupin e punës, për angazhimin e tyre dhe ka kërkuar që të shfrytëzohet maksimalisht koha, në mënyrë që besimtarëve t’u mundësohet rikthimi në xhami për kryerjen e riteve të përditshme dhe falja e namazit të xhumasë.

 


Inspektohen punimet në xhaminë e kalasë së Drishtit
Inspektohen punimet në xhaminë e kalasë së Drishtit
Inspektohen punimet në xhaminë e kalasë së Drishtit
Inspektohen punimet në xhaminë e kalasë së Drishtit
Inspektohen punimet në xhaminë e kalasë së Drishtit