Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re
në fshatin Domën

Paraditën e së martës, më 28 janar 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka zhvilluar një inspektim në terren, duke parë nga afër punimet në vijim, për ndërtimin e xhamisë së re në fshatin Domën, Komuna Postribë.
 
Myftiu, në shoqëri edhe të menaxherit të pronave të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi, ka parë nga afër punimet për ndërtimin e xhamisë së re, të shumëpritur nga besimtarët e shumtë të këtij fshati musliman dhe Myftinia.
 
Myftiu ka falënderuar fillimisht ndërtuesit për ecurinë e rregullt të punimeve dhe ka nxitur përkujdesjen maksimale, që xhamia të ndërtohet me cilësinë e duhur, në mënyrë që besimtarët e këtij fshati ta gëzojnë këtë mirësi të Zotit, të mohuar prej dekadash e vitesh nga pamundësia ekonomike dhe mosgjetja e donatorit të duhur. Njëkohësisht ka konfirmuar mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të fondacionit që po kontribuon me seriozitet, për ndërtimin e kësaj xhamie të re.
 
Xhamia në Domën, nisi punimet e saj më 29 nëntor 2013. Ajo është pjesë e bashkëpunimit që Myftinia Shkodër ka me Fondacionin “Mirësia”, i cili është edhe donatori për ndërtimin e xhamisë së re.

 

Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Domën
Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Domën
Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Domën
Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Domën
Inspektohet ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Domën