Myftiu inspekton punimet
për xhaminë e re në Trush
Paraditën e së enjtes,
më 13 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, ka inspektuar në
terren, gjendjen aktuale të punimeve në
bijim për ndërtimin e xhamisë së re në
fshatin Trush.
Në shoqëri edhe të imamit të xhamisë, H.
Jetmir Braqi dhe menaxherit të pronave,
z. Blendi Alushi, Myftiu ka ndjekur nga
afër gjendjen e punimeve. Myftiu ka
shprehur entuziazmin e tij dhe gëzimin e
madh, që këtij fshati besimtar po i
shtohet kjo xhami e dritshme dhe e bukur,
mëse e nevojshme për kryerjen e
adhurimeve dhe mësimit fetar.
Myftiu ka vlerësuar njëkohësisht punën e
mjeshtrave nga Turqia, që kanë
kontribuar për zbukurimin e këtij fshati
dhe krejt zonës me një xhami të
arkitekturës osmane, ndër më të bukurat
dhe më të spikaturat e arkitekturës
botërore islame.