Bardhaj, xhamia bëhet gati të presë Ramazanin
14 qershor 2015
Ditën e dielë, më 14
qershor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, ka inspektuar punimet
intensive, që po bëhen për rehabilitimin
dhe lyerjen e plotë të xhamisë në
fshatin Bardhaj.
Kjo fushatë bamirësie, e nisur me
iniciativën e mirëbërësve muslimanë të
këtij fshati, nën kujdesin e imamit të
xhamisë, z. Ilir Dizdari dhe këshillit
të xhamisë, bëhet në prag të hyrjes së
muajit Ramazan.
I gjendur në terren për një inspektim
dhe falënderim, Myftiu i Shkodrës ka
përhajruar imamin dhe këshillin e
xhamisë, për këtë iniciativë pozitive,
që siç ka thënë: “Është mënyra më e mirë
për ta pritur Muajin Ramazan, duke
dëshmuar shpirtin e gëzimit dhe haresë,
bamirësisë dhe solidaritetit në mes vete
dhe përreth xhamisë.”
Myftiu ka thënë, se me këtë rast,
Myftinia Shkodër do të hapë një fushatë
bamirësie për mbledhjen e një fondi të
mjaftueshëm për ndërtimin e minaresë së
kësaj xhamie të bukur, që dëshmohet për
gjallërinë e saj, për aktivitetet e
larmishme me fëmijët dhe të rinjtë e
fshatit dhe për rritjen e frekuentimit
të saj në faljen e namazit dhe agjërimin
e Ramazanit.
Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e
saj për krejt ata që mendojnë dhe
kontribuojnë për xhamitë e Shkodrës dhe
gjallërimin e tyre dhe uron Ramazan të
mbarë për të gjithë!